Mund të quhet pa frikë Kuvendi i Lulëzim Bashës. Kjo është përshtypja ime, besoj edhe e shumë të tjerëve për Kuvendin e PD-së, që mbylli punimet dyditore në Tiranë. Një fjalim mbresëlënës i kryetarit Basha i cili arriti ta bëjë diferencën aq të kërkuar me paraardhësin Berisha, një objektiv i vështirë për tu arritur po të kemi parasysh përmasat politike, mitin dhe karizmin e ish-kryetarit, sidomos brenda PD-së. Pa dyshim që në mendjen e delegatëve por edhe të krejt shqiptarëve ka mbetur, e besoj që do të mbetet gjatë, ndjesa që z. Basha kërkoi për qeverisjen demokratike duke evidentuar edhe disa nga shkaqet dhe shkaktarët e humbjes së madhe të vitit 2013.
Është hera e parë që një kryetar i PD-së, në fakt një kryetar partie në Shqipëri, kërkon falje publike për gabimet e partisë se tij gjë që përbën një risi në retorikën politike shqiptare. Falja në mënyrë parciale ka kërkuar disa herë edhe Berisha, por falja e Bashës ishte diçka krejt tjetër. Në fakt z. Berisha, kryesisht në media, një nga një ka kërkuar falje për shumë gabime të tij dhe të PD-së, që po ti bashkosh përbëjnë një “mea culpa” të madhe që në fakt janë edhe arsye e shkaqet e mbledhura, në tetë apo 24 vjet të humbjes drastike të zgjedhjeve të fundit prej tij.
Berisha ka kërkuar ndjesë në kohë të ndryshme për mosndëshkimin e krimeve të komunizmit, ligjit 7501, skemat piramidale dhe ngjarjet e 1997, marrëveshjen me Nanon, emërimet e pa përshtatshme në krye të shtetit dhe poste të tjera të rëndësishme etj. Siç shihet faljet e mbledhura bashkë tëz. Berisha përbëjnë shkaqet kryesore të humbjes së 2013 dhe dëshmojnë dështimin e një pjese të mirë të misionit historik të PD-së, si parti e djathtë dhe antikomuniste që ka pretenduar e pretendon të jetë ajo!
Besoj shumë që ndjesa e z.Basha të jetë ndryshe dhe ka të gjitha arsyet të jetë e tillë pasi nuk është ai përgjegjësi politik i tyre. Në fjalën e tij në Kuvend z. Basha tha se përmasa dhe përvoja politike e z. Berisha ishte një “aset” i madh për PD-në dhe vendimmarrjen e saj. Sigurisht që po. Berisha ka ende vlera më shumë se historike në PD dhe krejt politikën shqiptare dhe përvoja e tij politike mund të jetë një orientim perfekt për z. Basha dhe lidershipin e tij, nëse kjo përvojë përdoret drejt dhe me efikasitet. Meqë jemi te falja si kryefjala e fjalimit të z. Basha në Kuvend mendoj se përvoja e z. Berisha në këtë aspekt është pa dyshim një aset. Radhita më lart disa nga gabimet apo dështimet e PD për të cilat z. Berisha ka kërkuar falje në vite që janë edhe shkaqe kryesore të asaj humbjeje për të cilën z. Basha kërkoi falje publike e të përgjithshme në Kuvend.
Do të mjaftonte vetëm fakti që z. Basha të mos përsëriste gabimet e z. Berisha dhe punët në PD dhe krejt të djathtën shqiptare të bëhen shumë më mirë. Po e konkretizoj disi idenë. Mendoj se biem dakord që ish të-përndjekurit politik dhe të margjinalizuarit e të gjitha natyrave nga diktatura komuniste kanë përbërë dhe përbëjnë bazën politike dhe elektorale të PD. Bashkë me pronarët legjitimë (ish-pronarët) ata përbëjnë rreth 35% të popullsisë, një kolateral politik e elektoral që do ta kishte zili çdo parti politike në botë. Vetëm me mosndëshkimin e krimeve të komunizmit dhe ligjit 7051 për token, PD-ja tronditi deri në divorc marrëdhëniet me këto shtresa. Nuk them dot që z. Basha mund të zhbëjë atë që është bërë deri tani por përqendrimi politik dhe trajtimi serioz i këtyre dy problemeve prej tij do t’i rregullonte shumë raportet e tronditura të PD-së me këto shtresa njëherazi edhe baza politike e elektorale e të djathtës. Ka edhe shembuj të tjerë por besoj se këto të dyja janë të mjaftueshme për të kuptuar rëndësinë e përvojës politike të Berishës për Bashën dhe të ardhmen e PD-së.
Në se e kam kuptuar mirë unë pritet që PD të hyjë në një fazë të re të domosdoshme, jo vetëm për fitoren por edhe për ekzistencën politike të saj, mision jo i lehtë që i ka rënë Bashës për hise ta fillojë. PD-ja e Berishës lindi si parti antikomuniste por për arsye nga më të ndryshmet nuk arriti dot në formatin e një partie të djathtë qoftë edhe në qendër të sajë dhe vetëm “faljet” e Berishës që renditëm më lartë janë fakte të qarta për ta vërtetuar këtë. Por me gjithë këtë z, Berisha me karizmin e tij, i ndihmuar edhe nga mungesa e një alternative serioze të djathtë, arriti ta mbajë në këmbë PD-në me kontribute e vota të djathta ndërkohë që pothuaj të gjitha paritë e para antikomuniste simotra në Evropën Lindore janë shkrirë apo janë bërë politikisht të papërfillshme.
Kjo ka bërë që e djathta elektorale në Shqipëri të jetë e papërfaqësuar apo e përfaqësuar keq politikisht dhe shpesh herë e ndëshkuar nga ligjet dhe politikat e partisë që ajo voton për 24 vjet rresht. Por nuk jemi më në atë kohë kur retorika antikomuniste ishte e mjaftueshme për të marrë votat e djathta. Sot çështja është më pragmatiste! Falë zhvillimit demokratik brezi tjetër, me kulturë ndryshe e informacion më të madh nuk mjaftohet më me fjalë. Me pak fjalë nëse Berisha bëri një PD antikomuniste, Basha duhet ta bëjë atë të djathtë!
Transformimi i PD-së në të djathtë reale, sipas modeleve të simotrave euroatlantike, është një sfidë politike jo vetëm e z. Basha. Nga kjo varet jo vetëm suksesi politik e elektoral i z. Basha por edhe vetë ekzistenca e PD-së. Nga fjalimi kuptova që edhe z.Basha e ka një shqetësim apo më mirë të themi një qëllim të tillë. Një nga pikat e forta të së djathtës si filozofi e praktike politike ndërkombëtare është marrëveshja. Për herë të parë unë dëgjova një vendim e një thirrje serioze për marrëveshje. “Nuk do të hyjmë në parlament pa një marrëveshje për respektimin e kushtetutës me shumicën në pushtet”, tha botërisht z.Basha duke rikthyer në politikën shqiptare pas 72 vjetësh konceptin e marrëveshjes.
Me sa di unë marrëveshja e fundit serioze e të djathtës me të majtën në Shqipëri është ajo e Mukjes e tradhtuar nga komunistët. Mund të ndodhi që edhe marrëveshja e Bashës të tradhtohet apo të mos pranohet fare nga maxhoranca ish-komuniste, por është me shumë rëndësi rikthimi i PD-së te ky koncept e kjo praktikë politike e të djathtës tradicionale dhe asaj botërore. Po lexoja një ditë një analizë për Kinën në shtypin amerikan, ku një prej arsyeve kryesore pse Kina nuk mund të bëhet fuqi serioze ekonomike, ishte mungesa e konceptit të marrëveshjes politike për shkak të sistemit komunist që ka ai vend. E djathta në perëndim mbështetet te marrëveshja.
Por në se z.Basha ka konceptin dhe vullnetin politik për realizuar një marrëveshje me kundërshtarët politikë besoj se duhet ta aplikoje një gjë të tillë në të gjithë politikën e tij përfshi edhe zhvillimet brenda partisë së tij. Në këtë një vit lidership ai ka demonstruar politik ndryshe, të orientuar qartësisht djathtas, ku spikat pa dyshim liria e zgjedhjes për strukturat drejtuese të PD-së. Ndërkohë që premtoi se edhe trupa elektorale, kandidatët për deputet e të gjithë përfaqësuesit e tjerë politik do të zgjidhen kështu. Ky është një hap i madh po të kemi parasysh praktikat e imponimit të zbatuara në dy zgjedhjet e fundit një prej arsyeve fondamentale të humbjes së tyre prej PD-së. Rëndësi merr marrëveshja me shtresat shoqërore të konsideruar si baza elektorale dhe përfaqësimi i tyre jo vetëm në politika e program por edhe në burime njerëzore.
Marrëveshja është e vlefshme edhe për bashkëpunëtorët zyrtarë e jo zyrtarë që pritet të dalin pas zgjedhjes së KKPD. Praktika e deritanishme nuk ka qenë shumë pozitive. Berisha u jepte pak rëndësi bashkëpunëtorëve ndihmësve dhe këshilltarëve. Ai ka zakonin ti kryej vet shumicën e punëve nga kjo e zvogëlonte dukshëm rolin e të tjerëve rreth tij gjë që kushtëzonte njëherazi edhe cilësinë e tyre. Më kujtohet batuat e një ish- bashkëpunëtori mediatik, kur ai shpalli në 2005-ën listën e këshilltarëve si kryeministër: ‘Bo bo, si do ti këshillojë ai gjithë këta”. Qarkullojnë shumë anekdota për këshilltarët apo bashkëpunëtorët e Berishës por e sigurt është që performanca e tyre ka lenë shumë për të dëshiruar, dinjiteti gjithashtu.
Basha më duket tjetër preje më bashkëpunues dhe besoj se do të orientohet drejt bashkëpunëtorëve, këshilltarëve dhe vartësve dinjitozë të aftë e serioz në rolin e tyre. Edhe kjo kërkon një marrëveshje! Deri tani pika më e dobët e z. Basha ka qenë ekipi i tij politik. Por vakumi i krijuar nga procesi zgjedhor ende i pa përfunduar në PD e ka justifikuar deri tani këtë mangësi. Shpresoj shumë që ekipi i ri të ketë integritetin e kërkuar politik e moral por edhe aftësinë e duhur të detyrës. Një nga praktikat e Berishës që ende vazhdon të aplikohet në PD është leximi si papagall i deklaratave të parapërgatitura nga deputetë apo zyrtarë të tjerë të PD-së gjë që më shumë e ka dëmtuar se sa e ka ndihmuar politikën e saj.
Edhe nga kjo z. Basha ka qenë i justifikuar nga mungesa e forumeve drejtuese dhe paaftësia e një pjese të mirë të përfaqësuesve zyrtare për ta kryer vetë një detyrë të tillë. Me zgjedhjen e kupolës së re drejtuese një praktikë e tillë nuk ka më kuptim. Drejtuesit e rinj që shikohen edhe si një qeveri hije duhet t’u mundësohet ballafaqimi i drejtpërdrejtë politik, intelektual e profesional me publikun si mënyra më e drejtë për të fituar besimin e elektoratit. Dihet që PD i ka pasur dhe i ka burimet njerëzore për ta bërë këtë edhe për arsyet që tashmë më lartë e ka shpërdoruar këtë mundësi! Stafi aktual kryesisht i emëruar nuk arriti do të ngjisë në PD dhe orientimet e tyre gabim e për shkak të mosnjohjes së partisë dhe strukturës së sajë çuan në shumë keqkuptime, sidomos në procesin zgjedhor, por që u sqaruan e riparuan nga ndërhyrjet e vetë Bashës. Pakënaqësia ndaj tyre në radhët e PD është e dukshme dhe vazhdimësia mund të kthehet një problem edhe për vet Bashën
Informacioni është një tjetër problem në PD. Berisha arriti të ringrinte PD –në në vitin 1997 duke e hapur zyrën e tij për çdo anëtar e simpatizant nga i gjithë vendi. Kjo i solli atij përveç të tjerash edhe një informacion të jashtëzakonshëm për gjendjen në PD e në vend. Mbi të ai ngriti një opozitë të jashtëzakonshme deti në ardhjen në pushtet në 2005. Izolimi i tij që filloi pak para zgjedhjeve të 2005 solli edhe infiltrimin e shpesh herë edhe manipulimin e informacionit duke çuar nga gabimi në gabim deri te katastrofa elektorale e 2013.
Modeli i zgjedhjes së përfaqësueseve elektoralë nga baza siç premtoi Basha në Kuvend e ngushton shumë mundësinë e manipulimit të situatave nëpërmjet dezinformacionit, pasi ato do t’i nënshtrohen verifikimit me votë të anëtarësisë. Kështu ndodhi në zgjedhje e strukturave në rrethe. Shumë prej të rekomanduarve prej ndihmëseve të tij rezultuan të pa vlerësuar në të njëjtën masë nga anëtarësia, një leksion i madh që tani Basha e ka marrë.
Por po kaq rëndësi ka përveç marrjes edhe dhënia e informacionit. Opozita ka nevojë të përçojë në publik denoncimet, opinionet, ekspertizat, idetë dhe projektet e saj politike. Problemi i madh i PD-së dhe krejt opozitës sot është media ose me mirë të themi mungesa e saj, një problem më vete sa herë ajo del në opozitë. Për arsye nga më të shumtat por asnjëherë objektive e parimore Berisha, si të gjitha të tjerat, nuk mundi të bëjë apo të stimulojë një media të djathtë. Media iu besua individëve të dyshimtë, servilë e pa bindje politike apo lidhje të fortë të djathtë, besnikëria e të cilëve ndaj PD varej ose nga interesi ose nga ndonjë “material shtrëngues” të cilat pushonin së qeni të tilla sa herë PD-ja del në opozitë.
Dhe ja, dalim sërish te marrëveshja e munguar. Nëse PD do të kishte tentuar një marrëveshje serioze me media, me politika editorial, e individë natyralisht të djathtë, kriza aktuale meditaike nuk do të ishte kaq e thellë. Kjo është një sfidë tjetër e z. Basha. Nuk e di në e kupton tamam situatën pasi qenia kryetar i bashkisë së Tiranës i siguron ende një akces në media për shkak të interesave të pronarëve të tyre kryesisht ndërtues, por nuk do të jetë gjithnjë kështu.
Sigurisht që një PD e djathtë nuk mund të kuptohet edhe pa rregulla ideologjike e morale në politika dhe burime njerëzore të saja. Z. Basha përcaktoi rregullin se njerëz me rekorde kriminale nuk do të jenë kurrë pjesë e PD-së. Por ai nuk përcaktoi qartë natyrën e këtyre rekordeve. PD-ja është angazhuar në denoncimin e politikanëve dhe zyrtarëve të qeverisë me të kaluar kriminale kryesisht ordinere. Por krimi në politikë nuk mund të kufizohet me kaq. Krimet politike kanë qenë problemi kryesor i politikes shqiptare dhe mund të thuhet që nuk janë ndëshkuar kurrë. Kjo është edhe arsyeja kryesore e kriminalizimit ordiner të saj sot. PD ka qenë e paqartë politikisht në raportet e saj me të kaluarën kriminale 50 vjeçare të shtetit e politikës shqiptare.
Në këtë pikë do të kujtoja se krime nuk janë vetëm mafiet e drogës, grabitjet e fëmijëve. Krime madje të madha janë edhe dënimet me vdekje nga Josif Pashko dhe dhënia e plumbit të fundit në kokë si prokuror të elitës shqiptare përfshirë edhe deputetët e pavarur në vitin 1946, edhe kur skuadronet partizane të drejtuara nga Sabri Godo grabisnin nga shtëpitë e tyre për t’i pushkatuar pa gjyqe bodrumeve, intelektualët më të shquar shqiptarë në nëntor të vitit 1944. Krimi është edhe spiunimi apo bashkëpunimi me sigurimin e shtetit, edhe prishja e xhamive e kishave etj. Shpresoj shumë që përcaktimi “rekord kriminal“ i z. Basha t’a përfshijë edhe këtë kategori krimesh pasi ka qenë dhe mbetet një problem real për PD-në dhe raportin e saj me elektoratin.
Sigurisht që z.Basha ka shumë punë për të bërë PD-në e djathtë, PD-në e tij. Ndryshimi dhe zhvendosja qartësisht djathtas janë një kusht i pashmangshëm për suksesin e tij dhe vazhdimësinë politike të PD-së. Kjo mund dhe duhet të bëhet pa dalë ende një alternativë tjetër serioze e djathtë. Një humbje në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të ishte një goditje fatale me pasoja të pa imagjinueshme për PD-në dhe për ta shmangur këtë, puna fillon që tani. Hyj te njerëzit që kanë besim te z. Basha dhe në CV-në e tij shoh shumë arsye për ta besuar këtë.
Nuk ka asnjë lidhje të dukshme personale e familjare me diktaturën, ka një shkollim të mirëfilltë politik në një vend të zhvilluar perëndimor ka modele e përvojë politike nga e cila mund të mësojë, ka përvojë ndërkombëtare për shkak të punës në Kosovë etj. Në krahasim me z. Berisha që nga mjek kaloi ne politikan ai vjen në krye të PD pas një përvoje afro 10-vjeçare si ministër i Brendshëm, i Jashtëm, i Transportit dhe kryetar bashkie. Prandaj besoj që Luli do t’ia dalë! Për të kundërtën nuk ka asnjë justifikim .
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 Shtator 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com