TIRANË- Ju ka ndodhur gjatë këtyre dy ditëve, një lëkundje e vogël t'ju jetë dukur si një tërmet?
Psikologia Aleksandra Pucini e ftuar në emisionin "Pa Gjurmë" në Report Tv ka deklaruar se një reagim i tillë është krejtësisht normal, teksa ka dhënë edhe disa këshilla se si mund ta kalojmë këtë gjendje ankthi dhe paniku që prej 26 nëntorit po përjetojmë.
"Është e dhimbshme se tërmeti ka dy pasoja, e para ka pasoja universale që prek të gjithë komunitetin. Ka dhe një karakteristikë tjetër që është spontan që nuk parashikohet. Jemi shumë alert. Duhet të kuptojmë që është një reagim normal i anës psikologjike që vjen në një situatë jo normale. Sa më i tensionuar të jesh aq më shumë gabime do të bësh. Mund të kenë probleme me gjumin, ankthin. Disa ditë rresht është normale. Ruani qetësinë. Jo duke u përqendruar se çfarë kanë ndodhur. Të vazhdojnë jetën. të mbimenduarit ndaj këtij fenomeni na bën të mos jemi të qetë. 100 psikologë në terren", tha Pucini.