Ndocaj hyn në Çadrën e Bashës:
Jam në koalicion me opozitën

Ndocaj hyn në Çadrën e Bashës:<br />Jam në koalicion me opozitën
Nga çadra e opozitës e ngritur pranë kryeministrisë, Kryetari i Partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar, Eduart Ndocaj njëkohësisht dhe deputet i parlamentit, zyrtarizoi koalicionin me opoziten.
 
“Zyrtarisht jemi në koalicion me qytetarët dhe sigurisht me Partinë Demokratike”, tha Ndocaj në lidhje live me studion e lajmeve në Report Tv.
 
Sipas Ndocaj do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe në dobi të tyre, ku nga çadra nuk ngurroi të akuzojë dhe qeverinë.
 
“Do jemi një zë në dobi të qytetarëve dhe në shërbim të qytetarëve. Kjo qeveri e ka kompletuar misionin e saj. Ka ardhur koha për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ka 25 vite që mohohet vota e emigrantëve. PS e kishte në program votën e emigrantëve dhe na tradhtoi, siç na tradhtoi në 2015 dhe 2017 tani. Nuk duhet një ligj për këtë por mjafton vullnet.  Ishim të regjistruar në KQZ por nuk prezantuam kandidatët sepse nuk mund të futemi në zgjidhje, sepse listat e zgjedhësve nuk janë të ligjshme”,tha deputeti Ndocaj.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Call centerat drejt tkurrjes, Suela Gega: Rrogat kanë mbetur në vend, bëj string art që t’ia dal

Call centerat drejt tkurrjes, Suela Gega: Rrogat kanë mbetur në vend, bëj string art që t’ia dal