Shtrati i hotelit që Cristiano Ronaldo përdori në Slloveni ndërsa ishte në ndeshjet ndërkombëtare do të dalë në ankand për bamirësi. Sulmuesi i Al Nassr ishte pjesë e skuadrës së Portugalisë që udhëtoi për në Ljubjanë për të luajtur një miqësore ndërkombëtare të cilën e humbën 2-0.
Sipas GOAL, krevati që Ronaldo përdori në Hotel Grand Plaza do të dalë në ankand me çmimin fillestar prej 5000 euro. Hoteli, së bashku me POPTV, nxorën një deklaratë duke njoftuar mundësinë që fansat të fitojnë këtë pjesë të rrallë të kujtimeve që i përkasin pesë herë fituesit të Topit të Artë.
Pavarësisht se çmimi fillestar është relativisht i ulët, pritet shumë që të 'ngrihet në qiell', ndërsa fansat e Ronaldos përpiqen të bëjnë të tyrin shtratin ku ai ka fjetur. Ka histori të mëparshme të kujtimeve të kapitenit portugez të dala në ankand, me tifozët që shpenzonin shuma të mëdha parash për to.
Ronaldo mbajti një profil shumë të ulët në Slloveni për miqësoren ndërkombëtare. Tifozët mbetën të zhgënjyer pasi nuk mundën ta shihnin superyllin jashtë fushës, kjo edhe për shkak të sigurisë së lartë.