Një 51 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie homoseksuale me një 23 vjeçar. Arrestimi është bërë nga policia e komisariatit nr 3

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. H., 51 vjeç, banues në Tiranë, pashi dyshohet se ka kryer marrëdhënie homoseksuale me një 23-vjeçar, pa dëshirën e tij” informon policia.

Ndërkohë gjatë natës janë shënuar dy aksidente me dy të plagosur.

Një 32 vjeçar i identifikuar me inicialet B.D u arrestua pasi duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasen E. K., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa një 60 vjeç, i identifikuar me inicialet B.M  banues në Tiranë u arrestua pasi duke drejtuar automjetin, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. Rr., 37 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.