Ndodhej me pushime, Edwin van der Sar pëson hemoragji cerebrale

Ndodhej me pushime, Edwin van der Sar pëson hemoragji cerebrale

Edwin van der Sar

KROACI - Ish-portieri i Manchester United dhe Ajax, Edwin van der Sar po trajtohet në terapi intensive pasi pësoi një gjakderdhje në tru. Mësohet se 52-vjeçari është duke u trajtuar në një spital në Kroaci, ku ka qenë me pushime.

“Të premten, Edwin var der Sar ka pasur një gjakderdhje në tru. Ai është aktualisht në spital në terapi intensive në gjendje të stabilizuar”, njoftoi klubi i Ajax.

Deri më tani nuk ka informacione të tjera më konkrete. Van der Sar ka fituar Premier League-n angleze 4 herë me Manchester United si dhe një herë Champions League në vitin 2008.

Ai është një legjendë për futbollin holandez dhe për kombëtaren ka luajtur 130 sfida. Edhe pse Ajax nuk dha detaje të tjera, raportohet se Van der Sar u shtrua në spital në Kroaci, pasi aty pësoi hemoragji cerebrale.

Klubi i Ajax i uron shërim të shpejtë ish-portierit. "Të gjithë në klub i urojnë shërim të shpejtë Edwin-it, ne jemi me mendje dhe lutjet tona janë për të".

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur