Ndoka: 25 Qershori, data e
zgjedhjeve, Kume: Mjafton një dekret

Ndoka: 25 Qershori, data e<br />zgjedhjeve, Kume: Mjafton një dekret
TIRANË- Data 25 qershor diskutohet si data e mundshme e zgjedhjeve. 

Kete e pohoi sot per Report Tv, Nard Ndoka. Sipas kreut te PDK, si opsion për datë të mundshme zgjedhjesh, është dhe 25 Qershori. Por theksoi ai, partitë e vogla do të donin Korrikun.

Bëhet fjalë se data 18 qershor ka rënë, por mund të jetë 25 qershor, por korriku u jep një frymëmarrje të madhe politike, por nëse do ndodhemi në kushtet e emergjencës mund të jetë dhe qershori, data 25”.

Nderkohë në propozimin e David Mc Allister parashikohet që zgjedhjet të mbahen më 16 Korrik.

Ndërsa palët po diskutojnë ende rreth kësaj date, ajo që dihet tashmë është se 18 Qershori i dekretuar nga Presidenti Nishani ka rënë. 

Burime nderkaq flasin se ​një nga kërkesat kryesore të Ramës ndaj Bashës ishte që zgjedhjet të mos shtyheshin përtej Qershorit.

Por edhe datat 9 dhe 16 korrik po diskutohen si të mundshmet për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. 

Burime pranë takimit Rama-Basha në Pallatin e Kongreseve, pohojnë se vijojnë negociatat për dakordësimin e një date të gjithëpranuar nga aktorët e vendimmarrjes. 

PAA: Të mundshme në 16 ose 23 korrik
Por ka qenë përfaqësuesi i PAA, Thoma Miço i cili deklaroi pas mbledhjes së Kolegjit Zgjedhor, se datat 16 dhe 23 korrik, janë të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve. 

"Si datë për zgjedhjet e theksova datën 16 dhe 23 korrik. Në mënyrë që mos shkelet as Kushtetuta", tha Miço, 

Kume:Të bëhen sa më larg 18 qershorit
Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume, i ftuar në studion e Report Tv, u shpreh se zgjedhjet parlamentare duhet të zhvillohen sa më larg 18 qershorit, në mënyrë që Kuvendi të ketë kohën e duhur për të bërë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. 

"Unë mendoj se zgjedhjet duhet të jenë sa më larg 18 qershorit, në mënyrë që Kuvendi të mos prodhojë produkte me trysninë e orëve. Prandaj, mund të shkohet deri në fillim të shtatori", u shpreh Kume. 

Konstitucionalisti theksoi se nëse zgjedhjet caktohen në 25 qershor, e diela e fundit e qershorit dhe afatit që përcakton Kodi për Zgjedhjet, atëherë mjafton një ridekretim nga Presidenti dhe një dispozitë e përkohshme në Kodin Zgjedhor. 

"Nëse bihet dakord që zgjedhjet të bëhen të dielën e fundit të qershorit, 25 qershor, kjo nuk kërkon asgjë, veçse një dekret të Presidentit. Pas kësaj, duhet që të votohen ndryshimet te Kodi Zgjedhor, përmes një dispozite të përkohshshme të cilat të hapin derën për të regjistruar partitë e tjera. Kjo varet si do të trajtohet në tavolinë. 

Për një datë pas 30 qershorit, kjo datë mund të jetë maksimumi deri të dielën e parë të shtatorit, pa shkuar në 11 shtator që është dita e fundit e mandatit të këtij Kuvendi. Do të duhet ndërhyrja në Kodin dhe periudha 30 qershor si afati i fundit të shtyhet në 30 korrik, ose 30 gusht, dhe kjo mundëson që zgjedhjet të behën në 16 korrik, 30 korrik, por me një dakordësi të sforcuar mund të bëhen edhe në tre shtator, ose të dielën e parë përpara datës 9 shtator", theksoi Kume. 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Pogradec, një i plagosur me armë zjarri në fshatin Stropckë, nuk dihen shkaqet

Pogradec, një i plagosur me armë zjarri në fshatin Stropckë, nuk dihen shkaqet