Ndoka: Gati koalicioni me partinë
e Topit mirëpresim Dulen dhe Milon

Ndoka: Gati koalicioni me partinë <br />e Topit mirëpresim Dulen dhe Milon
Partia e re e Topit ende pa u themeluar dhe dalë në tregun politik ka gjetur dhe aleancat e reja nga ana e partive të vogla shqiptare. Që në fillim ka qënë kreu i PDK, Nard Ndoka ai që ka deklaruar koalicionin me partinë e Topit, duke vlerësuar seriozitetin e lidershipit të saj politik dhe frymës së re që mund të sjellë në politikën shqiptare. Madje duke qënë se ai ka acaruar ndjeshëm marrëdhëniet me kreun e PS, Rama, pasi sipas tij nuk po bën sa duhet për të mbrojtur interesat e partive të vogla aleate, është shprehur i gatshëm për të kaluar në qendrën e djathtë bashkë me Topin. "Ne jemi të gatshëm për të bërë koalicion me partinë e re të Topit sapo ajo të shpallet publikisht dhe të deklarojë programin e saj politik. Mendojmë se këto dy parti do të jenë dhe bërthama e një koalicioni të ardhshëm të qendrës, duke thithur pas vetes dhe partitë të tjera politike të djathta dhe të majta që nuk po gjejnë veten tek koalicionet me PD dhe me PS", ka qënë deklarata e djeshme e Ndokës për gazetën, teksa ka vlerësuar koalicionet e ardhshme. Por nga ana tjetër pritet që dhe kryetari i PBDNJ Dule të lëvizë në drejtim të partisë së re të Topit, pasi kohë më parë nuk ka përjashtuar mundësinë e përqafimit të një koalicioni të qendrës, duke formuar bashkë me Ndokën dhe Topin një treshe vërtetë të fortë, dhe ku nuk përjashtohet të afrohen dhe PDS e Milos dhe pse jo dhe LDK e Lesit, e bashkuar ose jo me PDK e Ndokës. "Do të ishte shumë mirë bashkimi në një Pol të Qendrës të partisë së Topit, PDK dhe të PBDNJ të Dules", ka deklaruar Ndoka. Që nuk ka përjashtuar as koalicionin me PD, nëse s'realizohet kjo aleancë.
(jm/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare