Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, ka postuar në rrjetin social Facebook videon e famshme të kryetarit të PDK-së, ku ky i fundit shfaqej i lumtur duke shijuar pushimet e tij në Kubë.

Dode ka ironizuar ‘performancën’ e Ndokës në video me mbishkrimin: Mbase deputetja është thjesht e lodhur nga puna dhe ka nevojë për disa ditë pushim ose mbase xhelozon kolegun e saj se po kalon bukur pavarësisht dramës politike në Shqipëri, por kryetari i PDK-së e ka vërtetuar se fjalët nuk i bëjnë përshtypje dhe replikat e tij do të jenë moskokëcarëse dhe me nota humori. 

E gjithë kjo ka ndodhur pas debateve në komisionin e ligjeve ku Doda ka debatuar për rritjen e pranisë së grave në zgjedhjet vendore. Në një deklaratë për mediat pas komisionit, Ndoka ka kaluar pranë korridorit ku i tha gazetarëve se Doda klasifikohet tek burrat.

Redaksia online
(m.p/shqiptarja.com)