Ish-deputeti Nard Ndoka, i ftuar në emisionin 'Repolitix' të gazetarit Denis Minga në Report Tv, deklaroi se ka informacione se dy deputetë që janë sot në Kuvendin e Shqipërisë në listën e qarkut Shkodër kanë paguar te Basha një shumë të konsiderueshme parash që u futën në minutat e fundit duke shmangur Ndokën.
Ndoka teksa foli për situatën në PD, tha se ish-kryeministri Sali Berisha sot ka ngritur një kauzë të rëndësishme ndërsa shtoi se nuk e ka për mbrojtje personale. Ndoka u shpreh se Berisha e ka ndërmarrë këtë aksion si një ndjesë ndaj demokratëve pasi ka mbështetur Bashën. Për këtë të fundit, ish-deputeti deklaroi se sado që të ketë mbështetjen e SHBA, ai nuk vjen më kurrë më në pushtet se demokratët nuk e votojnë dhe askush nuk bën koalicion me të.
"Basha është interesant, tinëzar, ja kam thënë gjërat në sy, i kam kërkuar transparencë për marrëveshjen me Ramën në 2017. Vendosi me Ramën që ne mos të merrnim pjesë në zgjedhje. Thoshte që ka firmosur një marrëveshje që ishte në interesin e të gjithëve. Ja kam thënë në sy.”-tha ai.
Sa i përket bojkotit të zgjedhjeve lokale të 2019, Ndoka deklaroi se i ka thënë Bashës që po bën gabimin më të madh. Ndër të tjera theksoi se Basha duke qenë kaq mashtrues, sa ka arritur të presë në besë dhe të mashtrojë dhe Berishën.
“Këtë e prodhoi Berisha në serë, një politikan që prodhohet në serë, pa patur ballafaqim, konkurrencë.” - tha Ndoka në Report Tv.
I pyetur nëse ekziston mundësia për një konfrontim mes dy grupimeve në PD, Ndoka u shpreh se baza e PD është në mbështetje të plotë të Berishës.
"Mbështetja ndaj bashës është në minorancë të tejskajshme. Delegatët s'janë anëtarë të thjeshtë, janë shtylla kurriozre e një partie politike. Është makineria elektorale. Këto delegatë janë shumicë dërrmuese me Berishën."-tha Ndoka.
Ndërsa për përplasjen e mbështetëses së Bashës sot me mbështetësen e Berishës, Evi Kokalarin në selinë blu, Ndoka tha se zonja që akuzoi Kokalarin ka qenë punonjëse bashkie në kohën e Bashës, ndërsa shtoi se ky i fundit po e përdor atë.
"I paska bërë nder, shyqyr që i paska bërë Basha nder dikujt, sot e përdor. Nxjerr një zonjë që ka hallet e veta. Ndërsa për bravat, janë akte primitive"-tha Ndoka.
Ndoka theksoi se nëse Basha do kishte fituar më 25 prill, këto situata nuk do kishin ndodhur dhe nuk do ishin diskutuar asnjëherë. Ndoka u shpreh se me Lulzim Bashën PD nuk vjen kurrë në pushtet sado të ketë mbështetjen e SHBA.
“Të ketë gjitha mbështetjet bashkë, nuk vjen në pushtet se është lider i shkatërruar. Asnjë nga aleatët nuk futet në koalicion më Lulzim Bashën. Kapitulli i Bashës mbyllet me turp.”-tha Ndoka.
Për Berishën Ndoka tha se ai ka treguar se nga humnera ngrihet dhe del fitues.
“Ai ballafaqohet me gjithçka. Kanë qenë ide dhe lëvizje në vazhdimësi. Ka mundur Ramiz Alinë, Fatos Nanon, Edi Ramën, Lulzim Bashën, dhe po rikthehet dhe njëherë që t’i mundë të gjithë Bashkë.”-tha Ndoka.
More Ndoke nuk e kupton,qe fitonte ose jo zgjedhjet PD,Berishes ia kishin prere bileten?!
PërgjigjuÇ e madhe e shtypit ç e vogel e shtypit Qekiqi
Përgjigju