Ndotja arrin nivele alarmante në Delhi, autoritetet japin alarmin
Ndotja e ajrit në kryeqytetin indian këtë javë arriti rekorde që do të mbesin mister, pasi aparaturat nuk janë në gjendje të masin nilvein e lartë të smogut.
Ndotja e ajrit në Dehli
Ndotja e ajrit në kryeqytetin indian këtë javë arriti rekorde që do të mbesin mister, pasi aparaturat nuk janë në gjendje të masin nilvein e lartë të smogut.
Prej disa ditësh, një mjegull e trashë toksike mbulon Delhin, muaj përpara sezionit tradicional të ndotjes në qytet. Autoritetet indiane thanë se disa prej aparaturave matëse të vendosura në zona të ndryshme të qytetit treguan shifrën 999 në ekranet e tyre, më e larta që ato mund të masin përsa i takon përqendrimit të grimcave të dëmshme në ajër.
Një stuhi rëre që u formua në rajon sigurisht që ka përkeqësuar situatën, por ekspertët thonë se ndotja e vetë qytetit është faktori kryesor. Cilësia e ajrit në Delhi zakonisht përkeqësohet ashpër në tetor, kur erërat e ngadalta dhe temperaturat më të ulta bëjnë që ndotësit të qëndrojnë më pranë tokës. Por nivelet e pamatshme të ndotjes të kësaj jave kanë shkaktuar panik në popullsi, që kërkon me forcë masa nga autoritetet.
Këto të fundit kanë ndaluar ndërtimet në kryeqytet dhe zonat rreth tij, ndërsa mjekët këshilluan njerëzit që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura. Kritikët thonë se autoritetet nuk po bëjnë sa duhet, pasi sipas një plani të vitit 2017, nëse ndotja do të arrinte nivele të tilla, në qytet nuk duhen lejuar kamionët si dhe duhen ndalur industritë ndotëse e gjeneratorët diezel, masa që nuk janë marrë.
Një studim i vitit 2015 tregoi se gjysma e 4,4 milionë nxënësve në Delhi kanë zhvillim jo të plotë të mushkërive që nuk do të riparohet kurrë, duke treguar qartë se fëmijët janë më të prekurit nga ndotja e theksuar në kryeqytetin indian.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.6%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 880
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Qindra njerëz protestojnë kundër ndotjes së ajrit në Shkup
10 Dhjetor 2024, 22:35
-
Ndotja rekord e të gjitha kohërave, në Pakistan niveli shkon 80 herë më i lartë sesa kufizimi i OBSH
2 Nëntor 2024, 17:15
-
Shqipëria, e 7-ta më e ndotura në Europë, normat trefish mbi kufirin e OBSH-së
20 Mars 2024, 08:21
-
Nis punën Task Forca, gjoba për bizneset që nuk vënë impiant përpunimi të ujrave të ndotura
6 Shkurt 2024, 17:05
-
Akuza për fshehjen e ndotjes së ajrit në Maqedoninë e Veriut
19 Janar 2024, 09:45
-
Këtë vit gjoba të kripura për bizneset e qytetarët që ndosin ajrin dhe mjedisin! Rishikohen 6 ligje, në fokus mjedisi e trajtimi i mbetjeve
6 Janar 2024, 21:56
-
Mbi 5 milionë njerëz vdesin në vit nga lëndët djegëse fosile
1 Dhjetor 2023, 12:16
-
Ndotja e ajrit ishte 'përgjegjëse për më shumë se 250 mijë vdekje' në Evropë
24 Nëntor 2023, 15:05
-
Fusha e mbetjeve urbane në Kukës prej 17 ditësh në flakë! Banorët: S’mbushemi dot me frymë
29 Gusht 2023, 17:15
-
Ndotja e ajrit shkaktar në rritjen e rezistencës ndaj antibiotikëve! Në një vit, 1.3 milionë njerëz në botë vdesin për këtë arsye
8 Gusht 2023, 12:56
-
3 qershori, Dita Botërore e Biçikletave
3 Qershor 2023, 09:15
-
Ndotja e ajrit, Agjencia e BE për Mjedisin: Bie numri i vdekjeve në Europë nga grimcat në atmosferë, por ka ende vend për përmirësim
22 Nëntor 2021, 12:54