500.000 vdekje të parakohshme në 41 shtete të Evropës shkaktohen çdo vit nga ndotja e ajrit.
Sipas BBC, ky fakt është bërë i ditur nga një raport i Agjencisë Evropiane e Mjedisit (EEA), i cili është bazuar në të dhënat e vitit 2015 në më shumë se 2.500 vende. Në këtë raport thuhet se niveli i ndotjes ndonëse po përmirësohet në vendet e Bashkimit Evropian, sërish mbetet shumë më i lartë se standardet e BE-së dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
“Ndotja e ajrit është një vrasës i padukshëm dhe ne duhet të shtojmë përpjekjet tona për të adresuar shkaqet”, ka deklaruar kreu i agjencisë, Hans Bruyninckx.
Raporti vjen disa javë pas deklaratës së një mbikëqyrësi të BE-së, i cili tha se shumica e 28 shteteve anëtare të saj nuk arritën të përmbushnin objektivat e bllokut për rritjen e cilësisë së ajrit.