Ndotja e ajrit në disa prej qyteteve më të mëdha të Italisë duke përfshirë Romën dhe Milanon e ka detyruar qeverinë që të marrë një sërë masash për të parandaluar efektet negative.Në Kryeqytet është ndaluar përkohësisht qarkullimi i makinave që emetojnë një sasi të madhe gazi, ndërkohë që në Milano, është ndaluar përdorimi i makinave private për një afat tre ditor.