Ndotja e lumenjve/ Bashkia: I kemi pastruar! Në Tiranë është përmirësuar cilësia e ajrit

TIRANË- Për nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani fajtorë për ndotjen e lumenjve janë qytetarët, të cilët i hedhin mbeturinat pa marrë parasysh pasojat se kjo do të ndikojë në të ardhmen e fëmijëve të tyre.

“Sa do të mira t'i kemi ligjet ne nuk mund t'i vëmë çdo qytetari një roje mbrapa. Por duhet ta kuptojmë vetë se ajo ndotje është në dëm të fëmijës të tyre”, tha nën. kryetarja e bashkisë Tiranë, Anuela Ristani.

Sa i përket angazhimit që ka bashkia Tiranë, nën kryetarja, Anuela Ristani thotë se e kanë bërë detyrën. "Ndotja e lumenjve janë ndotjet më depërtuese për të gjithë habitatin. Lumi i Tiranës është pastruar në të gjithë territorin e tij. Në fund të Bulevardit të ri. Ajo pjesë në fund do të kthehet në park”, tha Ristani.

Më i pastër është edhe ajri në kryeqytet sipas nënkryetares Ristani. Ndikim kryesor ka patur mungesa e qarkullimit të automjeteve.

“Ekspertët thotë se kemi parë zogj që janë në prag të zhdukjes po që janë shfaqur.  Janë në parkun e liqenit. Ne nëse e lëmë natyrën të jetë e qetë mund të na suprimojë me gjëra të bukura. Të gjithë thonë nëse nuk e ndalojmë cenimin e habitateve pasojat do të  jenë tek ne.  Ne na bëhet qejfi kur na shajnë se jua bëjmë jetën e vështirë makinave. Ne do të vazhdojmë të jua bëjmë”, shtoi Ristani.

Në kryeqytet kryqëzimi i 21 dhjetorit vazhdon të jetë pika më e ndotur e ajrit në Tiranë sipas numrit dy të bashkisë së kryeqytetit, ndërsa pika më e pastër përpos zonës së liqenit është edhe qendra e Tiranës pasi nuk ka lëvizje makinash.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • valbona: 06/06/2020 17:55

    SHIKO LANEN MOJ NENKRYETARE ATY TEK rrapi I tabakeve dhe me poshte eshte e mbushur me gure dhe mbeturina shume te medha…...as lanen nuk pastroni pale te tjerat...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Papa: Një paqe e negociuar është më mirë se një luftë e pafund

Papa: Një paqe e negociuar është më mirë se një luftë e pafund