TIRANË- Pas shkarkimit të Anuela Rustanit si kryetare e komanduar, është dorëhequr edhe sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Eldi Hoxha. Në vend të tij, nga qelia, Veliaj ka komanduar sërish Alban Dokushin, i cili njihet si njeri i afërt i kryebashkiakut.

Dokushi e mbante edhe më herët këtë pozicion, por u shkarkua nga Anuela Ristani një muaj pas arrestimit të Veliajt. Ai e dërgoi çështjen në Gjykatë dhe më 3 qershor Apeli vendosi kthimin e tij në detyrë. Moszbatimi i këtij vendimi ishte edhe një nga argumentet e Veliajt kur i tërhoqi Ristanit delegimin e kompetencave.

Vendimmarrje kjo që pasoi me dorëheqjen e Ristanit edhe si nënkryetare e Bashkisë pas 11 vitesh. Deri më tani, Veliaj nuk ia ka deleguar asnjë prej nënkryetarëve kompetencat, por do të firmosë vetë nga burgu.