Ndotja masive e ujërave të Lumit Drin po sjell dëme kolosale edhe në Lagunat e Kune-Vainit dhe Bregdetin e Shëngjinit në Lezhë vende ku derdhen ujërat e këtij lumi.

Alarmi për këtë situatë është dhënë nga eksperti i mjedisit Zef Imeraj sipas të cilit depozitimi i ujërave të zeza dhe mbetjeve urbane i ka ndryshuar florën dhe faunën ujërave të këtij lumi dhe si rrjedhojë edhe të lagunave.
 
Imeraj shton se ka një studim të bërë që prej vitit 2006 për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare këtij problemi  ndaj sipas tij është e nevojshme që bashkia e Lezhës të hartojë në mënyrë urgjente projektin për të gjetur më pas edhe mënyrat e financimit.

Ndotja e ujërave të lumit Drin mbetet një problem shqetësues prej vitesh, por pasojat e shkaktuara po evidentohen çdo ditë dhe më shumë duke i dhënë impakt negativ turizmit në Lezhë.
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com