Ndotet porti i ri i peshkimit në Durrës. Fenomeni i ndotjes së peshkimit në portin e Durrësit, është i vazhdueshëm dhe shumë problematik. Mbeturina vaji janë përhapur në akuatoriumin e portit të peshkimit duke e ndotur atë.

Në fakt ky është një fenomen që po përsëritet në këtë port. Anijet e peshkimit janë ato që shkaktojnë ndotjen e basenit në kundërshtim me ligjin.

Edhe pse kjo është e disata herë që uji i detit ndotet, ndotësit nuk janë identifikuar dhe nuk janë gjobitur sikurse e ka të sanksionuar edhe ligji. Vetëm disa ditë më parë ishte shfaqur i njëjti fenomen, por reagimi nga ana organeve përkatëse mungoi.

( Pamje nga ndotja e portit të peshkimit në Durrës )