Kina lëshoi ‘alarmin e dytë të kuq’ brenda 10 ditësh, për shkak të smogut që pritet të mbulojë pjesë të mëdha të vendit. Shkollat do të mbyllen dhe qarkullimi i automjeteve në rrugë do të kufizohet. Për Pekinin me 22.5 milionë banorë, alarmi do të jetë në fuqi nga e shtuna deri të martën. Niveli i grimcave të imta toksike sot rrezikon të kapërcejë 500 mikrogramët, një shifër frikësuese kjo në krahasim me 25 mikrogramët për metër kub, të rekomanduara nga OBSH si nivel maksimal sigurie. Çlirimi i gazeve në Kinën veriore shtohet shumë në dimër, me hapjen e sistemit të ngrohjes, kur era nuk ka forcën për t’i shpërndarë