Ndotje masive në liqenin e Komanit, asnjë masë e marrë! Vizitorët e zhgënjyer: Vendi i bukur por me shumë mbeturina, nuk vij më

E ndërsa muaji korrik ka nisur me një fluks të lartë turistësh, që frekuentojnë lumin e Shalës, liqeni i Komanit nga stacioni ku nisen tragetet në drejtim në Lumin e Shalës e deri në vendmbërritje, është i ndotur tërësisht. Mbeturina të shumta kanë pushtuar sipërfaqen e këtij liqeni, një nga perlat e alpeve shqiptare. Kudo ndodhen mbeturinat, sidomos ato plastike, ndërkohë që dhjetëra anije dhe tragete udhëtojnë në këtë lum drejt liqenit të Shalës.

Prej javësh problematika e ndotjes së Liqenit të Komanit është bërë shqetësim, por pavarësisht përpjekjeve për pastrimin, situata vijon të mbetet alarmante në kulmin e sezonit turistik.

Të mahnitur nga bukuria e vendit, por të zhgënjyer nga ndotja, shprehen vizitorët e këtij liqeni.

“Më pëlqen vendi, por shumë pis. Kur erdha para dy vitesh, ishte shumë pastër. Për atë pastërti erdha. Me këtë pisllëk nuk vij më”, tha një turiste.

“Është për herë të parë, pamja shumë e bukur. Udhëtimi shumë i mirë, por janë mbeturinat e shumta. Nuk e di arsyen pse, por shteti duhet të marrë masa. Krijon imazh shumë të keq”, tregoi një tjetër.

Për të shkuar tek Lumi i Shalës i cili buron nga Parku Kombëtar Thethit, udhëtimi zgjat 1 orë e gjysmë me varkë apo anije nga diga e Komanit.

SI.E./G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • EDI RAMA: 07/07/2024 17:20

    DHE ME KETE VIDEO. JU UROJ NJE JAVE TE MBARE...

    Përgjigju
  • Ajo: 07/07/2024 15:47

    Turp i madh pse keshtu priten turistat?Edhe ate bukuri qe fal natyra po e shkaterronjn.Kan te drejte bota kur thone ne Shqiperi ka shume plehra.

    Përgjigju
  • Turizmi Elitar: 07/07/2024 15:26

    Nuk behemi njerez! Thjesht gjenetike e mpleksur keq! Per te mos te folur per edukaten qytetare!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Mediet: Macroni e zhgënjeu popullin e tij

Mediet: Macroni e zhgënjeu popullin e tij