Ndrea Prendi: Sapo të kalohet gardhi me tela hapni zjarr luftarak! Publikohet audioregjistrimi me fakte të rënda për ‘21 janarin’! (AUDIO)

Është bërë publike audioregjistrimi që familja e Aleks Nikës kishte mbajtur si provë prej vitesh e që tashmë ia dorëzoi SPAK. Bëhet fjalë për komunikimet përmes radiove të Gardës së Republikës nga godina e Kryeministrisë ditën e protestës dhe të vrasjeve të 4 qytetarëve me 21 janar 2011! 

Nga dje prokuroria e Posacme ka në dorë audiopërgjimin me urdhërat nga lart për të qëlluar ndaj protestuesve të 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë 4 protestues, mes tyre dhe Aleks Nika.

Në audioregjistrim është komunikimi që pretendohet të jetë zëri i  Ndrea Prendit, në atë kohë Komandant i Gardës së Republikës,  me drejtuesit kryesorë të gardës, kryesisht të Batalionit Special të njësisë speciale. Regjistrimi fillon 12 minuta para vrasjeve dhe vazhdon 22 minuta pas vrasjeve.

Nga komunikimet rezulton se "Ndrea Prendi" u jep urdhër gardistëve të "hapin zjarr ushtarak sapo të kalohet gardhi" dmth të përdoren fishekë me plumba dhe jo më fishëkë manovra për të neutralizuar sulmuesit. Në komunikim Prendi sqaron se: "Ky është urdhëri"°.

Tani i takon SPAK-ut, pas verifikimit të vërtetësisë së audioregjistrimit, të marrë në pyetje Ndrea Prendin për të mësuar se kush ja ka dhenë atij këtë urdhër vrasës. 

Pjesë nga regjistrimi:

Ndrea Prendi: Artan, dëgjon?

Artan Hoxha, zv/komandanti i Gardës: Dëgjoj, dëgjoj

Ndrea Prendi: Me të kaluar gardhi i telave do të hapet zjarr luftarak

Zv/komandanti: Kuptova, kuptova

Ndrea Prendi: Ky është urdhëri

Ndrea Prendi: Dashamir, dëgjuat?!

Dy efektivë të njësisë speciale: Alfred (Alfred Ahmetcenaj) ta, ta, ta gjakos.

Ndrea Prendi: Alfred?

Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj

Ndrea Prendi: Kujdes municionin! Kujdes municionin!”

SPAK ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks Nikës, si dhe plagosjen e shtetasve Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa në protestën e 21 Janarit të vitit 2011, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Pas urdhrit të Gjykatës së Lartë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur zyrtarisht hetimet për 21 janarin. Ky hetim do të zbardhë rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Basha. Sipas vendimit të arsyetuar, Gjykata e Lartë thotë se SPAK është i detyruar të zbardhë përgjegjësitë e Berishës, Bashës, Ndrea Prendit e të tjerëve për vrasjen e 4 personave të pafajshëm në bulevard, për të cilën nuk është verifikuar në asnjë rast roli i drejtuesve shtetërore.

Më korrik 2024, SPAK mori në pyetje dhe Ndrea Prendin për gati 3 orë. Dëshmi në SPAK dhanë dhe xhaxhai dhe e veja e Aleks Nikës të cilët prej 13 vitesh nuk reshtin së luftuari për të gjetur drejtësinë që do të thotë vënia para ligjit e zinxhirit komandues që dha urdhrin për të qëlluar mbi protestuesit.

 Nëse nuk dënohet zinxhiri komandues nuk quhet dosja e zbardhur, përgjegjësia është tek komandanti i gardës tek kryeministri dhe ministri i brendshëm sepse po nuk dhanë urdhër ata nuk qëllohet. Të gjithë duhet të përgjigjen për vrasje në bashkëpunim.Këta ia thashë edhe SPAK-ut, ishin fjakët e xhaxhait të Aleksit, Mark Nika pasi dha dëshminë në SPAK në korrik të këtij viti.  

Prokuroria e Posaçme po heton 21 janarin si vrasje shtetërore ndërsa akuzat regjistruara janë shumë të rënda: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim.

E familja e Aleks Nikës besons e SPAK do të vërë drejtësi.

"Kemi kallëzuar gjithë Zinxhirin që është nga Sali Berisha dhe deri të më i vogli. Besoj dhe dua ta besoj se SPAK është krijuar për të hetuar më të fuqishmit"  pat deklaruar e veja e Aleks Nikës pasi Gjykata e Lartë në mars të këtij viti mori vendimin për të dërguar dosjen në SPAK. 

Të shtënat pas urdhrit 'Me të kaluar gardhi i telave do të hapet zjarr luftarak" vranë 4 qytetarë të pafajshëm. Aleks Nikën, Ziver Veizin, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedën. 

Deri tani Drejtësia shqiptare ka dhënë vetëm 4 vite burg në total për 2 jetë të ndërprera, Faik Myrtajn dhe Ziver Veizin, në mes të bulevardit në demonstratën e 21 janarit, duke i konsideruar ato vrasje nga pakujdesia.  Për Aleks Nikën ende nuk ka një fajtor që qëlloi mbi të, ndërsa pa autor është edhe vrasja e Hekuran Dedës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:10
Audioregjistrimi i urdhrit për të qëlluar drejt protestuesve më 21 janar, Braçe: Barbarë, të njëjtët që vijnë me benzinë për të vrarë

Për deputetin socialist Erion Braçe, audio ku jepet urdhri për të qëlluar mbi protestuesit e 21 janarit, është dëshmi e qeverisë kriminale sipas të tij të Sali Berishës, që vrau 4 qytetarë.

Brace thotë se urdhri për të hapur zjarr luftarak dhe për të gjakosur njerëzit, pasohet nga një tjetër barbari sipas tij, në momentin kur pas plumbave mbi protestues kërkohet të bëhet kujdes për municionet dhe jo për njerëzit të cilët ishin me mijëra në bulevard.

“Ky është urdhri dhe ky është momenti kur qeveria kriminale e Sali Berishës vrau katër shqiptarë të mirë-protestues në 21 janar!!! Dëgjojeni! Ky është urdhri:…hap zjarr luftarak”; “ta ta ta ta gjakos gjakos”! Dëgjoje edhe njëherë!  “ta ta ta ta gjakos”! Ka edhe me dhe është barbari; Nuk thotë “kujdes njerëzit”, ishin mijëra në bulevard, por thotë “kujdes municionin”! A e kuptoni çfarë barbarësh janë;  janë të njëjtët që vijnë me benzinë për të djegur e vrarë edhe sot, janë fiks të njëjtët, nuk u penduan e nuk u tërhoqën kurrë!! Këta do keni në rrugë të hënën.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 04/10/2024 16:23

    Shqipëtar:Ju që mbroni AKOMA KRIMINELIN NON GRATA.Ka që nga 2 prilli 1991 në Shkodër që URĎHËRON VRASJE PËR PUSHTET & PARA.Janë mbi 20.000 të vrarë në kohën e tij & me porosi të tij: -Në 21 janar 2011 Sb dha urdhër për të VRAR PROTESTUESIT E PS DHE VETË EDI RAMËN.NË PD nuk lëviz az MIZA PA URDHËRIN E TIJ.Nuk mund të qëllonte Kom.Gardës pa urdhër.Ai e thot qartë..ËSHTË URDHËR.Nga kush mund të jepej urdhëri ku në katin e 2 të K.Ministrisë ndodhej KRIMINELI SHEK.21? -Vrasjet u bën në bulevard 50 m larg GARDHIT RRETHUES TË KULLËS "MBRETËRORE".Ajo ishte VRASJE SHTETRORE,SI HAKMSRRJE NDAJ POPULLIT QË NUK I VOTOI KUSHTETUTËN NË 1994 PËR TU BËR MBTET SI AHMET ZOGU QË I NGRITI BUSTIN NË TIRANË.Duke kapur drejtësinë 1992 Mendoi se do bëhej i PANDËSHKUESHËM-MBRET & busti tij do vihej Aty ku e kishte E.HOXHA,të cilit i PUTHTE DORËN SI MJEK BLLOKU..! ▪︎ SB DUHET DËNUAR ME JETË.BOLL MË KY MIZOR TË DHUNOI SHQIPËTARËT NË 34 VITE..!

    Përgjigju
  • Nasi: 04/10/2024 15:53

    Brace ka te drejte. Treshja kriminale Berisha-Basha-Prendi duhet te pergjigjen per vrasjet. Meqe Brace harron "padashje" edhe treshja tjeter kriminale Rama-Doshi-Frroku duhet te pergjigjet per vrasjet. Oh, akoma nuk kane dale audiot e tyre dhe "200" banditeve???

    Përgjigju
  • Berti: 04/10/2024 13:09

    Ndrea nuk ka mohuar ndonjehere qe ka dhene urdher. Ai nuk merr urdhera-i jepte vete ato se ishte kreu i Gardes. Sipas standartit te ramofonise, prokuroria u dashka te zbuloje kush peegjoi radiokomunikimet e Gardes ...

    Përgjigju
    • Beni: 04/10/2024 15:28

      Pse njeri i nenes e tjetri i njerkes...?! Disa u denua dhe po hetohen per se dyti Disa tjere qe ishin aty ne krye u promovuan Nga kryetar bashkie komunash e drejtora tatimesh e dogane e drejtor porti keshi etj... Hapni mire dosjet ose do kuptohet qe kto paskan spiunu dhe bere intriga ...

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë