TIRANE- Presidenti i Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të Burgosurve e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Besim Ndregjoni në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” flet për qëndrimin ndaj kësaj shtrese, raportimin në KiE për shqetësimet e tyre dhe për dëmshpërblimin moral dhe material dhe ish-sigurimsat në politikë.
Do shkoni në Konferencën e Këshillit të Evropës. Çfarë do të përcillni në këtë organizëm të lartë....?
Më 27-30 janar do marrim pjesë në konferencën vjetore të Këshillit të Evropës për të drejtat e liritë themelore të njeriut. Ne do përcjellim shqetësimin për mosintegrimin e të përndjekurve politikë pas 23 vitesh, shpërdorimin e paqes, faljes që dhamë ne karshi pjesës tjetër, që pas 23 vitesh krekoset duke na u servirur si shenjtore, duke fyer paturpësisht shtresën më të përndjekur të komunizmit e përligjur gjithçka kriminale që ka pasur ai regjim.
Prej vitësh, rast të cilin ne do ta denoncojmë dhe në Këshillin e Evropës, në media të caktuara ka filluar rehabilitimi i turpshëm, ku lloj lloj sejmenësh të regjimit na shfaqen me kujtimet e tyre, pa i vrarë ndërgjegjia për krimet që i bënë shumicës së popullit shqiptar në drejtim të shkeljes së të drejtave të njeriut. Çdo i persekutuar politik shqiptar shihej si një shkëndijë lirie, shembull dinjiteti dhe krenarie e asaj kohe, ku frika drobiste shpresat dhe dhuna denatyronte njeriun. Pra lufta midis komunizmit dhe demokracisë është një faktor historik i kohrave tona. KiE ka nxjerrë tre rezoluta ku prononcohet kundër krimeve të komunizmit e dënimin e krimeve të komunizmit, veprim që e cilëson si rol të rëndësishëm në edukimin e brezit të ri.
Por dhe parlamenti shqiptar e ka miratuar një rezolutë të tillë?
Pa diskutim, është dhe Parlamenti ynë që me insistimin tonë, me kërkesat e protestat tona u detyrua që të miratojë një rezolutë për dënimin e krimeve të komunizmit më 2006 dhe ajo rezolutë për fatin e keq ka ngelur në arkivën e Parlamentit. Asnjë pushtet në Shqipëri, legjislativ, ekzekutiv apo gjyqësor nuk ka implementuar këtë rezolutë, që u kujton aktorëve politikë e shtetëror se kujtesa jonë historike të forcohet me moton: “Të falim por të mos harrojmë”.
Fatkeqësisht me gjithë thirrjen e Këshillit të Evropës ish partitë komuniste në vendet e Evropës Lindore i dënuan krimet e komunizmit dhe e distancuan veten e tyre nga këto krime të kryera vetëm në Shqipëri ku bilanci i krimit komunist në krahasim me popullsinë e këtij vendi, zë vendin e parë në Evropën Lindore për masakrimin e familjeve fisnike, pjesës intelektuale, madje në Shqipëri krimet kishin kaluar dhe tek çobani e bujku që s’kishin lidhje me politikën apo nuk kishin asnjë lloj vizioni politik, nuk ndodhi një dënim e denoncim i tillë. Eshtë e tmerrshme që pas 23 vitesh në Shqipëri, pas një dikature staliniste s’ka një muze të krimeve të komunizmit, s’ka një memorial për këta martirë të lirisë. S’di a mund të jetë ndërgjegjia jonë e qetë kur flitet për komunizëm, me këtë bilanc kaq të madh krimesh dhe masakrash.
Po pluralizmi dhe demokracia erdhën në vitin ’90...?
Fatkeqësisht pluralizmi tek ne erdhi në tavolinë. Diktatori Ramiz Alia përcaktoi se kush duhet të drejtojë të djathtën dhe kush të majtën. Dhe në këtë përcaktim ishte: Të shaje komunizmin natë e ditë por shteti demokratik të ishte monopol i komunistëve dhe i pinjollëve të tyre. Kështu ndodhi në Shqipëri gjatë 23 viteve, shahej çdo ditë Enver Hoxha por ai gëzon gjithë dekoratat e larta që gëzon një qytetar shqiptar. Dhe fatkeqësia më e madhe është që kjo klasë politike nuk e distancon veten nga krimet e kryera nga regjimet totalitare komuniste.
Mendoni se arësyeja e mosmiratimit e një ligji serioz lustracioni për hapjen e dosjeve nga politika shqiptare ka ardhur për shkak se ish-bashkëpuntorë të sigurimit janë në përbërje të saj...?
Hapja e dosjeve është një skenar i turpshëm i kësaj klase politike që po të hapë dosjet shkatërron nocionin formal që u dha Ramiz Alia partive politike në Shqipëri duke e quajtur njërën të djathtë dhe tjetrën të majtë. Nuk është parë në asnjë vend të Evropës Lindore që administratori, prokurori apo gjyqtari i lartë i diktaturës komuniste, që i shërbyen asaj diktature duke dhunuar me ligjin e xhunglës të drejtat e liritë e njeriut, të jetë kaq i vlerësuar. Megjithëse Evropa Lindore ka pasur një sistem komunist liberal, nuk i lejon Partitë Komuniste, vetëm në Shqipëri PK-ja është legale dhe tani këto legalitete të komunistëve të vjetër që janë zëdhënës të dy partive kryesore PS dhe PD, në një protokoll shtetëror kanë guximin të shfaqin foton e diktatorit më të egër të Evropës.
Pra në Parlamentin shqiptar ndodhën dënimet e krimit të Enver Hoxhës, në anën tjetër Enver Hoxha na shfaqet në media çdo ditë. Në një media po jepej ditëlindja e kryekriminelit dhe vrasësit të shqiptarëve, bashkëpunëtorit të Enver Hoxhës, Mehmet Shehut. Dhe vihet në balancë nëse ka më vlerë për kombin shqiptar Lef Nosi që firmosi pavarësinë e Shqipërisë e u vra nga banda e Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut apo Mehmet Shehu që vrau firmatarin e pavarësisë. Prandaj pas 23 vitesh, shteti shqiptar është monopol dhe peng i suportit komunist, duke filluar nga Presidentët dhe duke përfunduar tek institucionet më të vogla të shtetit. Sot në Shqipëri pronari quhet ish pronar, dhe shërbyesi i diktaturës komuniste, quhet pronar.
Po dosjet e komunizmit pse nuk hapen...?
Deputetët në Kuvend kanë suportin e diktaturës komuniste dhe që nga zgjedhja e tyre deputetë apo ministra bëhen menjëherë oligarkë të ekonomisë, politikës, të të drejtave politike dhe ata janë oligarkët e pluralizmit politik shqiptar që ne gëzojmë në këto 23 vite. Një shtet që nuk zbaton Kushtetutën ai shtet nuk quhet shtet, ai që s’njeh pronën, nuk mund të quhet shtet demokratik, që mbron të drejtat e liritë e veta duke shkelur të drejtën e të mbijetuarve të diktaturës, ai nuk është shtet demokratik. Përse nuk u hapën dosjet në Shqipëri. Për arësye se zhvishte politikën nga formalizmi ku ishte krijuar. Përse nuk u dha prona, vetëm e vetëm që komunistët të kthehen në oligarkë të ekonomisë shqiptare. Sot flitet për pasuri marramendëse të të gjithë shtetarëve që nga 1992 e deri më 2013.
U miratua buxheti i ri për 2014 nga qeverisja e drejtuar nga Rama. Sa është fondi i përcaktuar dhe çfarë pretendoni ju ...?
Kushtetuta e ka të përcaktuar prerë dhe qartë, se çdo dëmtim që i bëhet qytetarit nga shteti, ai është i detyruar ta zhdëmtojë. Kursë në Shqipëri ndodh e kundërta. Me Kushtetutë ka të drejtën të zhdëmtojë të mbijetuarit e diktaturës, qeveritë shqiptare bëjnë politikë me këtë drejtë ligjore. Pra ne jemi përballë formalizmave, demogagjive dhe hipokrizive të një pushteti me mentalitet e ideologji komuniste. Sot në Shqipëri nderohet xhelati, përbuzet viktima dhe unë shtroj pyetjen: Shteti shqiptar a ka ndërgjegje dhe a mendon se 4500 familjet shqiptare kërkojnë eshtrat e të vrave dhe nuk kërkojnë asnjë dëmshpërblim, por vetëm eshtrat për të pasur një varr për ta.
Pra në ndodhemi përballë heshtjeje që vret shoqërinë, para një harrese që vret shoqërinë e jemi të gatshëm të bëjmë rolin e demagogut për demokracinë vetëm e vetëm që të mos e respektojmë atë. Më të drejtë nuk na pranoi BE për dhënien e statusit, ajo e di se ka ligje, ka Kushtetutë që nuk zbatohen, ndaj nuk ka se si na pranon në gjirin e saj Evropa e Bashkuar. Sa për dëmshpërblimin, ai është sa një e treta e atij që ka qënë vitin e kaluar. Thjeshtë kanë bërë një dhënie dëmshpërblimi, njëlloj si për njerëzit në nevojë dhe jo si një e drejtë ligjore. Të burgosur janë 2500 që janë gjallë. Shuma totale është me 2 mijë lekë dita e burgut, Aranit Çela e ka marrë 5 mijë lekë, pavarësisht se na vrau ne.
Shkrimi u publikua sot (11.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com