Ndrenika shkëlqen me “Totin” e
Pirandelos në provat gjenerale

Ndrenika shkëlqen me “Totin” e<br />Pirandelos në provat gjenerale
Robert Ndrenika ka dhënë provat gjenerale të premierës “Mendohu Xhakomino” mbrëmjen e së martës në Teatrin e Metropolit në Tiranë.
 
Premiera me regji të Milto Kutalit e ka rikthyer Robert Ndrenikën në skenë, pasi kaloi disa probleme shëndetësore.
 
Ndrenika ashtu si gjatë gjithë jetës së tij skenike ka shkëlqyer me rolin e tij, Mishërimi i gjallë e personazhit TOT të dramaturgut të madh Luigji Pirandelo, Ndrenika ka krijuar një energji pozitive në skenë duke u bashkuar me artistët e njohur Marjana Kondi, Arben Derhemin, Klodjana Kecon e të tjerë.
 
Premiera “Mendohu Xhakomino” me pjesëmarrjen veçantë të Robert Ndrenikës do të do të ngjitet sot në orën 19.00 në Teatrin e Metropolit në Tiranë.
 
Ja kush luan në shfaqjen e Pirandelos 
Në qendër të veprës “Mendohu Xhakomino”, është profesor Toti (Robert Ndrenika), një burrë rreth të 70-ve, i cili nuk ka krijuar familje, është human dhe sakrifikon veten për gjeneratën e re. Ai bën një martesë fiktive me Liljanën (Paola Kodra), (vajzën e rojës së shkollës (Arben Derhemi)) e cila ka mbetur shtatëzënë me Xhakominon (Amri Hasanlliu), një nga ish-studentët e preferuar të profesor Totit.
 
Këtë akt human të profesor Totit nuk mund ta pranojë dhe ta kuptojë opinioni i gjerë duke filluar nga: drejtori i gjimnazit (Alert Çeloaliaj), prindërit e Liljanës (Marjana Kondi dhe Arben Derhemi), motra e Xhakominos (Klodjana Keco), si dhe kisha e përfaqësuar prej At Landolino (Redjan Mulla), madje dhe vetë Xhakomino nuk arrin të kuptojë altruizmin e Totit.
 
Profesori me durim dhe përkushtim i kundërvihet të gjithëve, pasi me të është e drejta humane. “Kjo sipërmarrje e profesor Totit, që është kryeprotagonisti i veprës ka disa ngacmime nga opinioni publik, nga ekzekutivi lokal, pasi nuk janë kaq të ndjeshëm sa ai, për t’i shërbyer gjeneratave. Mua më duket që është një nga shembujt më sinjifikativë që njerëzit duhet ta duan dhe duhet të bëjnë sa të kenë mundësi”, thotë Kutali.
 
Personazhet
Profesor Toti, (Robert Ndrenika) një burrë rreth të 70-ve, porfesor, human
Liljana (Paola Kodra) në të 17-tat, punon pastruese në shkollë
Xhakomino (Amri Hasanlliu), i dashuri i Liljanës
Çinkuemani (Arben Derhemi), Babai i Liljanës
Marjana, (Marjana Kondi) e ëma e Liljanës
Kavalieri (Alert Çeloaliaj), drejtori i shkollës
Rozaria Delizi (Klodjana Keco) motra e Xhakominos rreth të 40-ve
Filomena (Merita Dabulla) Shërbëtore
At Landolino (Redjan Mulla)
Nini (Ezra Vogli) djali i vogël
 
[gallery]20956[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......