Mbrëmjen e sotme në studion e Repolitix në Report TV me gazetarin Denis Minga, kandidati i PS për Bashkinë e Lezhës Pjerin Ndreu deklaroi se la postin e deputetit për të kandiduar për kryetar Bashkie pasi nën drejtimin e PD ajo ka pasur probleme të rënda dhe ka nevojë që atje të vihet një sistem i ri menaxhimi.

"Ne do të garojmë përballë atyre që do zgjedhin ata. Nëse ata vendosin të rrinë jashtë është çështja e atyre. Unë nuk gjykoj as PD as LSI. Unë jam deputet i Lezhës prej dy vitesh dhe gjatë kësaj kohe kam konstatuar një problem të rëndë në drejtimin e Bashkisë. Ka ardhur kohë të vihet një sistem i ri menaxhimi atje. Unë dua më shumë terrenin dhe nuk jam përshtatur aq sa duhet me parlamentin dhe dua të marr përsipër një situatë që e menaxhoj unë", deklaroi Ndreu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:37
Deputeti i opozitës së re: Do jeni shumë të surprizuar nga listat e Bindjes Demokratike

Deputeti i opozitës së re, njëherazi një nga themeluesit e partisë Bindja Demokratike tha në Repolitix se partia e tij por përgatit lista për kryebashkiakë për zgjedhjet e 30 qershorit e cila do sjellë figura të rëndësishme politike dhe do ruajë kuota të barabarta gjinore.

"Do jeni shumë të surprizuar nga lista. Do ketë shumë figura politike dhe teknike. Do ruajmë përqindjen në kuota të barabarta gjinore. Unë besoj se kjo qeveri është e rënë. Skandalet që i kanë ndodhur kësaj qeverie në nivelet e krimit janë shumë të thella. Kur të mbarojnë zgjedhjet lokale dua të shoh rezultatin. ne do të fitojmë Bashkinë e Lezhës përballë Pjerin Ndreut. Prisni deri të hënën", u shpreh Përmeti.

Ora 21:34
Ish-kryetari i KQZ-së: Zgjedhjet janë të ligjshme edhe pa PD dhe LSI

1557343050_kume.jpg

Ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume Kristaq Kume deklaroi sot në Repolitix se procesi zgjedhor është ligjërisht i rregullt për sa kohë nuk ndalohet asnjë parti dhe asnjë individ të marrë pjesë.

"Rama është në të drejtën e tij kur thotë se në këtë proces ftohen të gjithë dhe askush nuk ndalohet të marrë pjesë. Nuk ka asnjë problem nëse nuk shkelen parimet dhe ligjet. Kush garon problemi është i hapur duke nisur nga subjekte deri te individë të pavarur. Nëse do t'i referohemi asaj që ndodh tek ne dhe sjelljes politike të shqiptarëve mbetet që me thirrjen që opozita bën dhe me vendimin e saj për të mos marrë pjesë në zgjedhje mbetet që pas kësaj një pjesë e konsiderueshme të mos votojnë. E parë si e tillë kjo nuk përbën problem", u shpreh Kume.