TIRANË – Një 59-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi është denoncuar nga prindërit e një të miture vetëm 9 vjeçe për kryerjen e veprave të turpshme me të. 59 vjeçari me inicialet Xh. B është arrestuar nga forcat e komisaritit nr. 6 në kryeqytet, pas denoncimit të prindërve të së miturës.

59 vjeçari punonte si shitës ambulant pranë shkollës 9-vjeçare të fshatit Pinet të Ndroqit, 20 km larg kryeqytetit.

Banorë të këtij fshati janë shprehur për “A1 Report!” se ndjehen të frikësuar për fëmijët e tyre dhe se kërkojnë dënimin e 59- vjeçarit.

"Banorë të këtij fshati jemi, por s’është dëgjuar der tani për kështu gjërash. Kemi qenë fshat i qetë deri më sot. S’është duk njeri i keq, ç’të themi ne. Unë kam katër fëmijë, si të mos ndihem i frikësuar. Jetojmë kohë të vështira, s’ka siguri, ku thërret qameti. S’ka dhënë përshtypje për ngacmim seksual, as problemtaik s’ka qenë. Na ka befasuar, tani e morëm vesh, jemi tronditur. Ai ka familje dhe tre kalamaj, dy vajza e një djalë. I rregullt si familjar" - u shpreh një prej fqinjëve.

Ndërsa një tjetër fqinje e të arrestuarit thotë: “Tani sa e mora vesh. Në këtë fshat nuk ka pasur ngjarje të tilla, u çuditëm edhe vetë ai s’është person i tillë. Ndihemi të frikësuar se kemi nipër mbesa, bëjmë apel t’i gjejnë ku janë këta njerëz, këta po shfaqen përditë. S’ ta jepte përshtypjen ai ka familje dhe të mirë madje”.

Ndërsa 59-vjeçari është vënë në pranga, e mitura 9 vjeçe është nën kujdesin e psikologëve. 59- vjeçari është i martuar dhe baba i 3 fëmijëve, ndërsa policia e kishte skeduar atë si person me orientim pedofilie. I dyshuari dhe e mitura rezultojnë të kenë lidhje farefisnore.

Redaksia online
(ar.sh/ad.ti/shqiptarja.com)