Ndryshimet klimaterike, dyfishohen ditët me temperatura mbi 50 gradë

Ndryshimet klimaterike,  dyfishohen ditët me temperatura mbi 50 gradë

Numri i ditëve jashtëzakonisht të nxehta kur temperatura arrin në 50 C është dyfishuar që nga vitet 1980.  BBC, në një analizë ka zbuluar se fenomene të tilla po ndodhin tani në më shumë zona të botës se më parë, duke paraqitur sfida të pashembullta për shëndetin e njeriut dhe mënyrën se si jetojnë.

Numri i përgjithshëm i ditëve m e temperatura mbi 50C (122F) është rritur në çdo dekadë që nga viti 1980. Mesatarisht, mes viteve 1980 dhe 2009, temperaturat kaluan 50C rreth 14 ditë në vit. Numri u rrit në 26 ditë në vit midis 2010 dhe 2019.

Në të njëjtën periudhë, temperaturat prej 45C dhe më lart ndodhën mesatarisht dy javë shtesë në vit.

"Rritja mund t'i atribuohet 100% djegies së lëndëve fosile," thotë Dr Friederike Otto, drejtor i asociuar i Institutit të Ndryshimit të Mjedisit në Universitetin e Oksfordit.

Mediat e huaja kanë publikuar një analizë ku theksohet se temperaturat po manifestohen tashmë në shumë zona të botës, duke paraqitur sfida të pashembullta, për shëndetin e njeriut dhe mënyrën se si jetojmë. Ndërsa e gjithë bota ngrohet, temperaturat ekstreme bëhen më të mundshme.

Nxehtësia e lartë mund të jetë vdekjeprurëse për njerëzit dhe natyrën, dhe mund të shkaktojë probleme të mëdha në ndërtesa, rrugë dhe sisteme energjetike

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rrofte KOMUNIZMI!: 14/09/2021 11:55

    Vetem konstatime keni... Po vete e thoni se djegia pa kontrroll dhe mase e karburanteve te ndryshme dhe industrializimi dhe masakrimi i natyres dhe i mjedisit ne pergjithesi po e shkaterron shtepine tone, Boten tone dhe nuk paraqisni asnje alternative zgjidhje per kete. Asnje nuk merr guximin qe ta shikoje te keqen drejt ne sy e te mundohet (se paku me fjale) qe ta kundershtoje e luftoje ate. E keqja o mjerane, eshte vetem sistemi i ndyre kapitalist e prona private. Zhdukini ato dhe do te shikoni se edhe Dielli do te shkelqeje me mire dhe buzeqeshja e vertete do te vije perseri ne fytyrat e njerezve, perndryshe..... Akpokalipsi eshte afer, shume afer...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani