Debate të forta në Kosovë për kufirin, Veseli: Ndarja, jo temë dialogu! Thaçi: Korrigjim kufijsh

Debate të forta në Kosovë për kufirin, Veseli: Ndarja, jo temë dialogu! Thaçi: Korrigjim kufijsh

Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

PRISHTINË-Ideja e presidentit Thaçi për korrigjimin e kufijve ka prodhuar debate të forta politike në Kosovë. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka dalë kundër idesë së presidentit Thaçi.  “Kosova do të hyjë në OKB, NATO dhe në BE me kufijtë e saj të pavarësisë”, ka deklaruar Veseli.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, edhe një herë vazhdon të këmbëngul në qëndrimin e tij në raport me Serbinë dhe idesë së tij.  Ai thotë se propozimi i tij për një zgjidhje paqësore me Serbinë tashmë është i qartë. “Nuk ka ndarje përgjatë vijave etnike, por po në korrigjimin e kufirit dhe njohje reciproke”, shkruan Thaçi në Twitter. 

Ndonëse, Thaçi deri vonë ishte kundër idesë për korrigjimin e kufirit me Serbinë, por tani, në çdo postim të tij në rrjete sociale e madje edhe në konferenca e mbështet këtë deklaratë të tij.

Ideja e tij, u kundërshtua nga opozita dhe madje edhe nga partnerët e koalicionit. Sot në një shkrim për Kohën Ditore, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka dalë kundër idesë së presidentit Thaçi. "Në asnjë rrethanë, ndarja e Kosovës nuk do të jetë temë e dialogut", thotë Veseli ndër të tjera.

“Vendimet e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës janë te qarta. Në asnjë rrethanë, ndarja e Kosovës nuk do të jetë temë e dialogut. Kosova do të shkojë në dialog, në mënyrë që finalja e tij ta prodhojë një marrëveshje ndërkombëtarisht obliguese – e cila sjell njohjen e Kosovës, ulësen në OKB dhe përshpejtimin e rrugës së integrimeve euroatlantike. Kjo është agjendë e jona e përbashkët me SHBA-në dhe BE-në” -thotë Kadri Veseli.

Sipas kryeparlamentarit Veseli, Kosova do të hyjë në OKB, NATO dhe në BE me kufijtë e saj të pavarësisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb