Janë firmosur ndryshime në drejtimin e disa institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale në vend.
Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi, Klodjan Myrto është emëruar drejtor në burgun e Reçi, duke zëvendësuar Algert Çekrezin.
Ndërkohë, Arjan Bozhaj është komanduar drejtor në burgun 313, ndërsa Alban Zela është komanduar në krye të burgut të Rrogozhinës, pas pezullimit nga detyra të Bilal Hasës.
Ndryshime ka pasur edhe në paraburgimin e Elbasanit, ku është emëruar Markiz Sallufi, i cili ka zëvendësuar Qazim Hoxhën.
Sipas informacioneve, lëvizjet në drejtimin e burgjeve kanë ardhur pas dhjetëra kontrolleve të ushtruara në të gjitha IEVP-të e Republikës, ku janë konstatuar sende të paligjshme, përfshirë aparate celularë, fisha karikimi, sasi të dyshuara lënde narkotike kanabis, thika artizanale dhe sende të tjera të ndaluara.
lajm në përditësim...
Komente










