Ndryshime kolosale këtë javë/ 'Alarm shenjat e ...' Horoskopi 4-10 nëntor nga Jorgo Pulla

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla, i cili bëri një parashikim të yjeve për 12 shenjat e zodiakut për javën e parë të këtij muaji, 4-10 nëntor 2025. Sipas astrologut Pulla kjo javë do të ketë ndikime të forta planetare që si rrjedhojë do të sjellin ndryshime shumë të mëdha si dhe lëvizje nga puna. Ndikimi i Marsit në Shigjetar do të sjellë problematika dhe stuhi në fusha të ndryshme. Kujdes dhe vëmendje më të shtuar duhet të kenë shenjat e ajrit! “Duke filluar nga kjo javë deri në mars të 2025 do të kemi ndryshme kolosale në çdo fushë. Nëse duhet të bëjmë diçka është mirë që të analizojmë gjithçka dhe pa qenë të sigurtë nuk duhet të nisni asnjë plan te ri, kjo sa i takon fushës së punës dhe karrierës” këshillon Jorgo. Përgjatë kësaj periudhe do të kemi dhe Marsin në retrogradë, nese nuk jemi të sigurtë për diçka nuk duhet të nxitojmë, kjo është dhe motoja e kësaj jave. Por çfarë thonë yjet për secilën shenjë, sipas astrologut Jorgos Pulla?

Dashi

Në këtë javë shenja e Dashit do të ketë ndryshime në fushën e punës, si dhe do të ketë përshpejtime procesesh që kanë nisur tashmë. Ndikimi i Marsit në Luan u jep një ndikim shumë të madh në fushën e biznesit. Ata që punojnë në shtet duhet të kenë kujdes në proceset shkresore. Në fushën e dashurisë, një njohje kthehet në lidhje serioze.

Demi

Kjo shenjë duket se ka një mundësi të mirë në fushën e punës për këtë javë. Do të zotërojnë një çështje që ka të bëjë me pasurinë e paluajtshme, edhe pse mund të kenë një problem në lidhje me dokumentacionin. Ditën e mërkurë, të enjte dhe të premte, nuk do të mungojnë mundësitë.Të palidhurit mund të nisin diçka në këtë javë, pasi do u dalë mbarë, veçanërisht me Ujor apo me Binjak.

Binjakët

Pengohen përkohësisht për një çështje në fushën e biznesit për të cilën kanë marrë një lajm. Kujdes për ata që janë në media, mund të marrin disa komunikime jo të vërteta. Moto e javës është: Nëse nuk di diçka, më mirë mos fol! Çështjet që kanë të bëjnë me dashurinë dhe punën duket se do të kenë mjaft mundësi. Do të kenë një rritje në anën ekonomike dhe të palidhurit kanë mundësi për të gjetur dashurinë. Një ndarje e vjetër duket se ka mundësi ribashkimi.

Gaforrja

Vjen një moment tani ku çdo gjë shkon sipas planeve që keni kohë që po i bëni. Është koha më e mirë për të ‘hequr’ njerëzit negativ nga jeta juaj. Keni mundësi për të zhvilluar horizontin tuaj në fushën e punës dhe gjërave të reja. Mund të keni një bashkim familjar në dokumentacion së shpejti dhe të palidhurit kanë një mundësi të artë në këtë periudhë.

Luani

Marsi në Luan do të thotë këmbëngulje, përshpjetime, energji. Jeni në kohën e duhur për të bërë ndryshimet e mëdha që po prisnit! Një problem nga e shkuara që ka të bëjë me një pasuri do të zgjidhet pikërisht tani. Në fushën e dashurisë duhet të keni shumë kujdes, sepse mund të keqkuptoheni. Ndërsa të palidhurit kanë një mundësi shumë të mirë.

Virgjëresha

Ka shumë përfitime si shenjë Virgjëresha, pasi do i bëhen dy oferta shumë të rëndësishme në fushën e punës dhe karrierës. Do të marrin një lajm shumë të mirë! Për planet e së ardhmes janë shumë të fshehur dhe mirë bëjnë. Këtë javë do të jenë pak të vetmuar, por janë gjëra kalimtare. Keni shumë mundësi të mëdha në punë, ndaj duhet mos të lini asgjë pas dore. Të palidhurit do kenë një ndikim shumë të madh, ku njohjet kthehen në lidhje serioze.   

Peshorja

Kujdes, mos u nxitoni ju të shenjës së Peshoreve në këtë javë. Edhe pse keni patur disa probleme në çështjet e financave, duket se ka ardhur koha që tani të zgjidhen. Në çështjet shpirtërore, nuk ka motiv të shqetësoheni fare, pasi mund të keni një bashkim familjar së shpejti.

Akrepi

Priten zhvillime dhe ndryshime të mëdha për Akrepin në këtë javë, në punë, karrierë, dokumentacione si dhe në lidhje me disa çështje ligjore. Në fushën shpirtërore, lidhjet afatgjata janë në horizont. Një njohje e vjetër kthehet në lidhje serioze, ndërsa lidhjet Akrep-Ujor dhe Akrep-Dem duhet të kenë pak kujdes.

Shigjetari

Duhet të keni kujdes në anën e dashurisë, pasi e keni lënë pas dore disi. Duhet të gjeni kohën për të ndryshuar gjërat në favor të situatave më të mira për ju. Gjithashtu duhet të gjeni kohë për familjen që është shumë e rëndësishme. Disa lidhje mund të shkojnë deri në martesë, veçanërisht me Shigjetar.

Bricjapi

Keni marrë disa lajme shumë të mira që kanë të bëjnë me punën dhe priten të jenë në favorin tuaj. Mos i tregoni gjërat që doni të bëni, derisa të kenë përfunduar plotësisht! Në çështjet shpirtërore, lidhjet më të mira janë me Peshk, Shigjetar dhe Dash, ku mund të shkohet deri në altar.

Ujori

Për ju që jeni në role drejtuese, do keni një mundësi tani sa i takon punës dhe karrierës. Mos firmosni asgjë pa qenë të bindur kur shkoni për një punë të re! Kjo javë për shenjat e ajrit është disi problematike, duhet shumë kujdes. Në çështjet e dashurisë do keni një ndikim favorit.

Peshqit

Duket se Peshqit e kanë shumë veten në kontroll dhe është një moment shumë pozitiv në lidhje me punën dhe dashurinë. Peshqit në role drejtuese e kanë mundësinë pikërisht tani dhe duket se do ia dalin më së miri. Kanë patur disa aventura që tani përballen me to dhe testojnë veten e tyre. Në fushën e dashurisë duket se janë me fat, mund të shkojnë deri në martesë sidomos me Akrep dhe Bricjap. Një njohje serioze kalon direkte në martesë dhe mund të kenë një pasardhës.   

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!