Ndryshime masive në PD, 37 figurat që ikin nga Këshilli dhe Kuvendi Kombëtar, shpëton Berisha (LISTA)

Ndryshime masive në PD, 37 figurat që ikin nga Këshilli dhe Kuvendi Kombëtar, shpëton Berisha (LISTA)

Vendimi i Partisë Demokratike për ‘djegien’ e mandateve të përfaqësimit në Kuvend, pasuar me bojkotin e zgjedhjeve lokale, ka sjellë ndryshime radikale në përbërjen e forumeve më të larta drejtuese të kësaj partie. Konkretisht, të gjithë deputetët e Partisë Demokratike që hoqën dorë nga mandati nuk janë më anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe Kuvendit Kombëtar të PD. Me humbjen e statusit të deputetit ata kanë humbur automatikisht edhe statusin e anëtarit të dy forumeve më të larta të Partisë Demokratike. Pika ‘f’ e nenit 47 të statusit të PD, parashikon që deputetët e PD janë anëtarë të Kuvendit Kombëtar. Po ashtu, pika 6 e nenit 49 të statusit të PD parashikon që deputetët janë anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë.

Aktualisht PD nuk ka asnjë deputet në Kuvend, pasi edhe Rudina Hajdari dhe Myslim Murri janë përjashtuar nga partia. Për rrjedhojë, të gjithë ish-deputetët e PD, të cilët nuk kanë funksione drejtuese në parti, sipas statusit, nuk janë më anëtarë të Kuvendit dhe Këshillit Kombëtar. Përjashtim përbejnë Edi Paloka, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Dhurata Çupi, Enkelejd Alibeaj, Flamur Noka, Grida Duma, Izmira Ulqinaku, Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri dhe sigurisht Lulzim Basha që kanë pozicione drejtuese në PD. Ndërkaq, edhe Sali Berisha mbetet anëtarë i Këshillit Kombëtar të PD në cilësinë e ish-presidentit, ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të PD. Duke qenë anëtar i Këshillit, Berisha mbetet edhe anëtar i Kuvendit. Po sipas statusit të PD, kryetarët e bashkive të propozuar nga PD, janë anëtarë të Këshillit Kombëtar.

Bazuar në këtë parashikim, vendimi i Partisë Demokratike për të bojkotuar zgjedhjet lokale, ka sjell përjashtimin nga Këshilli Kombëtar të 14 ish-kryetarëve të bashkive të PD, me përjashtim të Voltana Ademit, e cila vijon të qëndrojë në krye të Bashkisë së Shkodrës, për shkak dhënies së dorëheqjes nga kryetari i zgjedhur, Valdrin Pjetri, për shkak të problemeve me ligjin e dekriminalizimit. Duke humbur statusin e anëtarit të Këshillit, ish-krerët e bashkive të PD humbasin e statusin e anëtarit të Kuvendit, sipas anëtarët e Këshillit janë automatikisht anëtarë të Kuvendit. 

Figurat e PD që përjashtohen nga Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar 
1.    Halim Kosova
2.    Gent Strazimiri
3.    Genc Pollo
4.    Luan Baci
5.    Fatbardha Kadiu
6.    Florjon Mima
7.    Endri Hasa
8.    Luçiano Boçi
9.    Xhemal Gjunkshi
10.    Tritan Shehu
11.    Valentina Duka
12.    Ervin Salianji
13.    Hekuran Hoxhalli
14.    Klevis Balliu
15.    Isuf Çela
16.    Aldo Bumçi
17.    Lindita Metaliaj
18.    Andon Frrokaj
19.    Romeo Gurakuqi
20.    Lorenc Luka
21.    Bardh Spahia
22.    Agron Shehaj
23.    Nadire Meçorapaj
24.    Xhelal Mziu
25.    Fran Frrokaj
26.    Eduart Kapri
27.    Bashkim Shehu
28.    Zef Hila
29.    Bledjon Nallbati
30.    Agron Kapllanaj
31.    Nezir Rizvani
32.    Fiqiri Ismaili
33.    Përparim Shametaj
34.    Besnik Dushaj
35.    Arqile Deçka
36.    Niko Shupuli
37.    Basir Çupa

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nik: 12/12/2019 17:50

    Po ai shtrigani i vicidolit?

    Përgjigju
  • lesi: 12/12/2019 15:13

    Lubonja e ka shitur babain e vete tek sigurimi per te shpetuar bythen e vete-Ky monster nuk ka ndjesi njerezore as nuk e din peshen e pikllimit per humbjen e familjareve,

    Përgjigju
  • rrushi: 12/12/2019 10:03

    njeqelizoret do i mbijetojne dhe radioaktivitetit; celul komuniste!-kshuqe, behu imun popolo albaniskos

    Përgjigju
  • Zamira: 11/12/2019 23:30

    Turpi i kombit. te gjithe pa perjashtim asgje skane bere qe nga 92 vec krime dhe bastisje e pasurise se shqiptareve.

    Përgjigju
  • Tani: 11/12/2019 20:43

    I hoqen se jane per moshe pensioni,,,cecene te te gjiths ngjyrave bashkohuni..

    Përgjigju
  • opioninion: 11/12/2019 19:44

    do krijohete partine te re meish zevendesi kryeministri ne kohe alexsader meksi eshte bashkim kopliku kurse berisha iken nga partia demokratikedhe formon partia evjeter fryme demokratike eka me gjinushi jo me edi rama me skender gjinusi eshte kryetari keshilli kombatare

    Përgjigju
  • Cufi: 11/12/2019 18:42

    Llumi i kombit==PD..

    Përgjigju
  • Shkodra: 11/12/2019 17:49

    Pse kaq e forte kjo Izmira Ulqinaku?!

    Përgjigju
  • free: 11/12/2019 17:13

    Kucedra i mbajti kokat thjesht preu thojt.

    Përgjigju
  • O tej: 11/12/2019 16:37

    Nje kosh me karavidhe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille