TIRANE- Bëhen publike emërimet e para të bëra në bazë të strukturës së re të Policisë së Shtetit që ka hyrë në fuqi dy ditë më parë në 10 qershor. Disa emërimet janë bërë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ndërsa janë bërë ndryshime edhe në Komisatiatet e kryeqytetit. Lajmi është bërë i ditur një ditë më parë nga burime të Policisë së Tiranë. Dy emërime të rëndësishme janë bërë në drejtorinë e policisë së kryeqytetit, në postet e shefit të krimeve të rënda dhe atë të Antiterrorit.
EMËRIMET NË DREJTORI
Edvin Ndreu, ka marrë detyrën e Shefit të Krimeve të Rënda në Policinë e Qarkut të Tiranës. Ndërkaq Artur Shira është emëruar Shef i Antiterrorit në kryeqytet. Ndreu para se të emërohej në këtë detyre ka punuar në Drejtorinë e Policisë së Lezhës, në rolin e shefit të krimeve në Komisariatin e Policisë së Laçit. Ndërkaq, Shira së fundmi ka qenë në të njëjtin sektor në policinë e kryeqytetit. Ndërkaq në drejtorinë e Policisë së Tiranës janë bërë emërime edhe në sektorin e luftës ndaj krimit Ekonomik.
SHEFAT E KOMISARIATEVE
Po ashtu janë emëruar edhe drejtuesit e rinj të Krimeve të Rënda në 6 komisariate të kryeqytetit. Gentian Hila është emëruar në krye të Krimeve të Rënda në Komisariatin nuëmr 1, ndërsa Agim Hoxha është ka kaluar shef i Krimeve të Rënda në Komisariatin nr.2. Në krye të Krimeve të Rënda të Komisariatit numër 3 është emëruar, Blendi Jaho, ndërsa në të njëjtin pozicion në Komisariatin numër, 4 është emëruar Ndriçim Mesiti. Po ashtu drejtues në krye të Krimeve ë Rënda të Komisariateve numër 5 dhe 6 janë emëruar përkatësisht Loard Sallaku dhe Emiljano Pashai.
Pjesë e lëvizjeve në polici është edhe kalimi i Shefit të Aseteve Kriminale në krye të nënseksionit në Komisariatin nr.4 Javën e kaluar 4 ish-drejtues policie u liruan nga detyra si pjesë e ndryshimeve që po bëhen në policinë e shtetit mes të cilëve edhe Tonin Vocaj, Astrit Halili, Arjan Bozhaj dhe Nikolin Bala.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 12 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com