TIRANË - Gjatë ditës së sotme në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, Drejtori në detyrë Idajet Hoxha ka bërë prezantimin e Shefit i ri të Komisariatit të Policisë Gjirokastër,Julian Malaj.
 
Malaj, i cili deri dje ika mbajtur detyrën e Specialistit të Anti/terrorit në Drejtorinë e Përgjithshme te Policisë së Shtetit .

Ndërsa Alfred Çepe që ka mbajtur deri tani postin e Shefit të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, transferohet dhe emërohet Shef Sektori Kundër Korrupsionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë që në Gjirokastër pritet të emërohet edhe zëdhënësi i ri i drejtorisë së policisë së qarkut, pasi Komisar Gentian Mullai që deri tani mbante këtë post është emëruar si zëdhënës i Drejtorisë së Pergjithshme të Policisë së Shtetit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)