TIRANE - Ndryshimet në strukturën drejtuese prekën sot policinë e Tiranës, ndërsa pritet të ketë ndryshime të tjera në ditët në vijim. Kështu zv/ drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit, Ardi Veliu është larguar nga posti që mbante.

Ai është emëruar në funksionin e Drejtorit të Shkollës Bazë në Akademinë e Policisë, e cila përfshin trajtimin e studentëve të rinj që synojnë të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit. Në vend të Veliut është emëruar Edmond Meshini, i cili më parë mbante funksionin e shefit të rendit të komisariatit të policisë nr.5.

Ndërkaq ndryshime të tjera priten edhe në nivel shefash komisariatesh dhe në nivel shefash të Rendit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)