TIRANE-Vijojnë lëvizjet në radhët e drejtuesve të policisë. Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra raporton se Sali Skuraj largohet nga komisariati nr.5, ndërsa në vendin e tij komandohet Altin Lila, që ka qenë shef në sektorin e vrasjeve në drejtorinë e policisë së Tiranës.
Gjithashtu rokada ka prekur edhe Kavajën, ku është larguar Aliosha Brokaj dhe vendin e tij e ka zënë Sali Skuraj, që iku si shef nga komisariati nr. 5.
Ndërkohë që Aliosha Brokaj nga Kavaja është komanduar shef komisariati në Vorë. Një burim i tha gazetares së Report Tv, Xhensila Kodra se rokada në radhët e drejtuesve të policisë do të vijojë me emra të tjerë në ditët në vijim.
Komento