Ndryshime në Rregulloren e Kuvendit/ PS: Heqja e imunitetit të deputetit, vetëm me prova nga Prokuroria! PD: Keni frikë nga ligji

Komisioni Parlamentar i Ligjeve diskutoi sot ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit. Opozita shprehu kundërshti që në fillim duke pretenduar se Rregullorja e Kuvendit duhet të shqyrtohet në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores dhe jo te Ligjet. Sipas propozimeve të reja në Rregulloren e Kuvendit, Prokuroria detyrohet që të japë prova në Këshillin e Mandateve kur kërkon heqje imuniteti për një deputet. Ndërsa PD është shprehur kundër këtij ndryshimi. 

Kreut i Ligjeve, Ulsi Manja tha se ishte bojkoti i gjatë i opozitës bëri që Këshilli ta kishte të pamundur të punonte mbi draftin dhe e kaloi atë te ky komision. Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj tha se me ndryshimet në Rregullore maxhoranca po tenton të rikthejë imunitetin e deputetit. Sipas tij, maxhoranca ka frikë nga ligji për shkak të aferave korruptive.

Por për kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i pranishëm në komisionin parlamentar të ligjeve për mbrojtjen e ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit, drafti do të kalojë në Kuvend edhe me votat e opozitës. Sipas tij, 12 nga ndryshimet në dokument janë bërë nga opozita dhe 6 nga maxhoranca. 

Debati te Komisioni i Ligjeve

Enkelejd Alibeaj: Ky komisioni ynë nuk ka kompetenca të bëjë këtë diskutim. Ju nuk kaloni në Këshillin e Rregullores sepse atje jemi 5 me 5. Do të jetë lapsus. Gabim. Hiqeni nga rendi i ditës. 

Ulsi Manja: Nuk është lapsus. Bojkoti juaj i vjeshtës e pamundesoi punën në Këshillin e Rregullores ndaj e kaluam në këtë komision. 

Enkelejd Alibeaj: Qëllimi juaj është të riktheni imunitetin e deputetit. 

Vasilika Hysi: Jo, jo. Mos abuzo. 

Enkelejd Alibeaj: Doni të mbroni deputetët nga ndjekja penale. Kaq shumë keni vjedhur? Kaq frikë ju ka kapur?

Taulant Balla: Nuk i bëjmë gabimet që bëtë ju në 2010 dhe 2011. Në këtë draft 6 propozime janë nga ne, 12 janë nga opozita. Falenderoj Alibeajn që ka punuar për këtë dokument. Nuk miratohen ndryshimet në rregulloren e Kuvendit pa konsensusin e opozitës. Libri i Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë duhet të përditësohet sepse është shumë e vjetër. Ndryshimet nuk kalojne pa dakordesine tuaj dhe ato të cilat që ju i referoheni do rrinë ashtu sic janë. Do ndryshojë rregullorja për grupet parlamentare, sepse nuk ka mundësi që të ngrihen grupe parlamentare me deputete që kalojnë nga një parti tek tek tjetra. Shkruajini si të doni. Ne do t'i miratojmë. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë