Ndryshimet drastike të Plaurent Dervishajt në gati tre dekada! Nga koha kur e kërkonte FBI-ja, tek skeda në dosjen e SPAK dhe ekstradimi sot

Ndryshimet drastike të Plaurent Dervishajt në gati tre dekada! Nga koha kur e kërkonte FBI-ja, tek skeda në dosjen e SPAK dhe ekstradimi sot

Fotot ndër vite të Plaurent Dervishajt, e fundit është në vitin 2024

1723638589_paulentdervishajndervite.jpg

Plaurent Dervishaj ndër vite, nga viti 2004 dhe deri më sot

Vitet bëjnë të vetën dhe nuk falin askënd. Madje as ata që cilësohen si “të fortët e botës së krimit”. Pamjet e ekstradimit ditën e sotme (14 Gusht) të Plaurent Dervishajt, treguan edhe një detaj se si koha ndikon tek një njeri.

I ndryshuar rrënjësisht në fizionominë bio-fizike të tij, ai u soll në pranga nga agjentët e Interpol Tiranës nga Dubai, ku ishte arrestuar. Kile më pak, mjekër, flokë më të rëna dhe i thinjur.

Një ndryshim drastik nga fotografitë që Policia e Shtetit, por edhe ajo e SHBA-ve, kishte publikuar në listën e më të kërkuarve. Bëhet fjalë për fotografi të vjetra gati tre dekada më parë, kur ishte i ri dhe më saktësisht e marrë nga koha kur ai qëndronte në Amerikë, kur u lakua edhe për herë të parë emri si anëtar i “Bandës së Durrësit”. Këtë të fundit akuzohet se e drejtonte ish-kunati i tij, Lulzim Berisha, edhe ky i arrestuar në Spanjë dhe pritet ekstradimi në pak ditë sipas autoriteteve ligjzbatuese.

Dervishaj ndodhej prej vitit 2004 edhe në listën e FBI-së amerikane, teksa kërkohej ndërkombëtarisht për "grup të strukturuar kriminal, vrasje me paramendim dhe armëmbajtje të armëve dhe municioneve luftarake". Në atë foton e FBI-së kishte tre profile të tij të ndryshme, të periudhës kur akuzohej për aktivitet kriminal në atë vend.

Atëkohë edhe Policia shqiptare publikoi po këto fotografi, ku dallohej fiziku i shëndetshëm, i rrumbullakosur në fytyrë, me më shumë flokë dhe i pathinjur. Ky portret u rifreskua pak vite më parë për rastin e atentatit në Durrës ndaj prokurorit Arjan Ndoja, pa ndryshime rrënjësore fizike. Fotoja e fundit e Dervishajt për paraqitjen fizike ka qenë ajo e pozicionit të tretë në radhë, njëkohësisht edhe te lista e Interpolit.

Gjatë ekstradimit sot (14 Gusht), Plaurent Dervishaj ishte i veshur me pantallona të kuqe të shkurtra dhe bluzë blu, teksa zbriti në aeroportin Nënë Tereza (Rinas) i prangosur.

Plaurent Dervishaj, në listën e më të kërkuarve të FBI-së me tre profile, shpallje e vitit 2004


Lajmi kryesor:

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, sillen nga Dubai Plaurent Dervishaj e Juljan Meçaj! Anëtari i ‘Bandës së Durrësit’ në kërkim edhe për vrasjet e Klodian Saliut, Vajdin Lamajt e mikut të tij


A.Q/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja

Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja