TIRANE - Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili i ka bërë thirrje Partisë Demokratike të mos bojkotojë komisionet parlamentare por të bëhet pjesë e diskutimeve për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.
Në një dalje për mediat, Vasili tha se tashmë koha nuk premton pasi zgjedhjet lokale të 21 qershorit janë shumë pranë, ndërsa ndryshimet e propozuara me kërkesë të KQZ janë në shërbim të qytetarëve.
Sipas Vasilit e vetmja arsye se përse këto ndryshime nuk janë miratuar ende, është mungesa e vullnetit të opozitës për t’u ulur dhe diskutuar. Në këtë drejtim Kreu i Grupit Parlamentar të LSI kërkoi nga selia blu që të vijë dhe të bëhet pjesë e diskutimeve dhe të lërë pas interesat e saj partiake.
“Në parlamenti shqiptar është paraqitur me kërkesë të KQZ ndryshimet në Kodi Zgjedhor për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 21 qershorit, të cilat ende nuk janë miratuar duke krijuar një problem për zgjedhjet. Kjo pasi ka pasur mungesë të plotë të vullnetit të plotë të opozitës. Pikërisht për këtë unë jam këtu për t’i bërë thirrje të braktisë bojkotet dhe të vijë të miratojë ndryshimet. Gjatë procesit të diskutimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, opozita e bojkotoi duke harruar interesat e qytetarëve, duke harruar se kjo nuk do të jetë pushtet i njërës apo tjetrës palë por në interes të qytetarëve. Do të jetë aty për të mos riprodhuar sjelljet e së shkuarës për interesa politike dhe në dëm të qytetarëve. Duke vlerësuar, se shumë pak kohë na ka mbetur deri në zgjedhje, kërkojmë që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të paraqiten sa më parë në seancë dhe opozita të lërë destruktivitetin për interesa politikë por të marrë pjesë dhe të paraqesë amendamentet, me qëllim për të realizuar një pushtet lokal që përfaqëson interesat e qytetarëve.” tha në fjalën e tij Vasili
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
69.1%
-
Jo
18.9%
-
Ndoshta
12%
Vota total: 2526
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në Himarë/ 23 mijë e 74 qytetarë me të drejtë vote! KQZ miraton numrin e fletëve të votimit
20 Korrik, 13:00
-
Zgjedhjet në Himarë, Kolegji Zgjedhor: KQZ të paraqesë projektvendim të ri për afatet
17 Korrik, 14:55
-
PS padit KQZ në Apel: Të miratojnë menjëherë afatet për zgjedhjet në Himarë
15 Korrik, 09:58
-
Zgjedhjet në Himarë/ Celibashi nuk tërhiqet: Heqja e mandatit të Belerit, e drejtë! Vendimi i komisionit rregullator nuk pengon procesin
11 Korrik, 14:38
-
Opozita merr shumicën e komisionerëve të KZAZ në Himarë
11 Korrik, 14:00
-
Dekriminalizimi/ KQZ nis verifikimin e kryebashkiakut të PS në Malësisë së Madhe! PD e akuzon Tonin Marinaj për trafik droge në Itali
11 Korrik, 12:35
-
‘Zgjedhorja’ ambasadori i OSBE-së apel: Emigrantët të votojnë! PD-PS pranojnë dështimin e Reformës, fajësojnë njëra-tjetrën
9 Korrik, 10:23
-
Mero Baze: Pse PD është shqetësuar nga zgjedhjet e reja të 4 gushtit
5 Korrik, 21:03
-
Fatura e zgjedhjeve të 2025-ës më 'e kripur' se e 2021! Qeveria planifikon 20 mln euro, por KQZ kërkon 66 mln euro: Për teknologjinë, votim elektronik në 8 bashki
5 Korrik, 14:05
-
U dënua për blerje votash, Fredi Belerit i hiqet mandati si kryetar i Himarës! Mbrojtja: Ta shkarkonte Rama! Dule: Vijojmë përballjen ligjore
5 Korrik, 10:02
-
Pas kërkesës së PD për verifikimin e kryebashkiakut të Malësisë së Madhe, Prokuroria e Përgjithshme vihet në lëvizje! Letër KQZ
4 Korrik, 14:30
-
Fredi Beleri kërkon të jetë në seancë, shtyhet për nesër vendimi i KQZ për mandatin si kryebashkiak i Himarës
4 Korrik, 11:29