TIRANE- Ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit kanë saktësuar procedurat që do të ndiqen në lëvizjen e punonjësve, ngritjen në garë apo dhe lirimin. Sipas këtyre ndryshimeve, nëse një punonjës është liruar, ai ka të drejtën vetëm dy vjet për t’u rikthyer. Ndërsa shkarkimi është i menjëhershëm nëse humbet shtetësinë shqiptare. Për të kërkuar të drejtën e rritjes në gradë, vetë efektivi do të duhet të dijë performancën dhe kriterin e lejuar për tu future në garë.

Shkarkimet
Sipas ndryshimeve në ligj punonjësi i policisë ndërpret marrëdhëniet e punës kur lirohet ose përjashtohet nga Policia. Për këtë janë parashikuar tetë raste. Së pari mbetet mbushja e moshës për pension pleqërie, deklarohet i paaftë për punë nga komisioni kompetent mjekësor, sipas ligjit, kërkon vetë të lirohet, shkurtohet funksioni në kuadër të pakësimit të limitit të përgjithshëm organik të Policisë, konstatohet pavlefshmëria e aktit administrativ të pranimit, vdes apo kur merr formë të prerë vendimi për shpalljen e vdekjes së tij, humbet shtetësinë shqiptare dhe kur merr formë të prerë vendimi i gjykatës për kufizimin apo heqjen e zotësisë për të vepruar.

eksperienca