Në fund të komunikimit publik në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Balla tha se ndryshimet e nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale nuk cenojnë pavarësinë dhe paprekshmërinë e prokurorisë dhe gjykatave.
“Nuk cenohet pavarësia e prokurorisë dhe gjykatave me këtë nismë që kemi ndërmarrë. Hetimi, ndjekja dhe gjykimi penal mbeten të paprekura. Kompetencat e organeve të drejtësisë mbeten të paprekura sipas Kushtetutës dhe ligjit. Nuk krijohet asnjë mburojë ndaj përgjegjësisë penale. Nuk përjashton asnjë subjekt nga juridiksioni penal. Pesë arsye për të cilat paprekshmëria dhe pavarësia e sistemit të drejtësisë garantohet edhe përmes kësaj nisme”, tha Balla.
Lajmi kryesor:
Grupi i PS/ Prezantohen ndryshimet ligjore që frenojnë gjykatat të pezullojë ministrat! Rama: Nuk cenohet gjyqësori, Balluku dha 3 herë dorëheqjen, e refuzova (VIDEO)












