Kodi Penal/ Vishaj për Report Tv: Ashpërsimet nuk ulin kriminalitetin! Ata që shesin mallra të skaduara të dënohen si 'vrasës'

Ndryshimet e reja të Kodit Penal prekin të paktën 11 fusha të ndryshme, si ajo e sigurisë ushqimore, bllokimi i rrugës, lojrat e fatit, armëmbajtja e disa vepra të tjera, ku parashikohet edhe ashpërsimi i dënimeve. Ndryshimet hyjnë sot në fuqi, ku vetëm për bllokimin e rrugës, dënimi shkon deri në 3 vite heqje lirie, e ndërsa për armëmbajtjen, dënimi varion nga 7 deri në 15 vite burgim.

Për avokatin Sajmir Vishaj, ndryshimet në Kodin Penal janë një risi e re dhe se ligji duhet të sundojë në çdo sferë të Republikës së Shqipërisë.

Zoti Vishaj, nga sot hyjnë në fuqi edhe ndryshimet e reja për Kodin Penal. Një nga këto ndryshime është edhe bllokimi i rrugës. Ndryshim ka edhe për armëmbajtjen pa leje. Si do të funksionojnë këto ndryshime në Kodin Penal?

Ndryshimet e reja që pësoi Kodi Penal gjithmonë sjell një risi të re, sa i përket ndëshkimit, por edhe masat e dënimit të cilat janë rritur dispozitat ligjore për të cilat ndëshkohet kjo vepër penale. Kemi të bëjmë me disa vepra penale, jo vetëm për bllokimin e rrugëve, të cilët askush nuk mbante përgjegjësi për bllokimin e rrugëve nacionale, por njëkohësisht kemi dhunën, ose veprimet dhunuese në sport, të cilat deri tani ishin konsideruar kundravajtje penale. Kemi risinë e re të mjekimeve të pakujdesshme të një mjeku, duke i konsideruar neglizhencë. Pra, janë një sërë ndryshimesh të reja të cilat nuk ishin njohur më parë në legjislacionin shqiptar, por aktualisht duke marrë përvojën e botës, sidomos nga legjislacioni Italian, Rumun e Francez, dhe ne kemi vendosur që këto ndryshime të gjejnë pasqyrim në Kodin e ri Penal, në mënyrë që këto vepra penale të ndëshkohen edhe pse kanë qenë të panjohura. Ka ardhur një moment që çdo ndëshkim sjell një risi të re, aq sa qytetari të zbatojë më mirë çdo ligj, për tiu afruar sa më shpejt asaj shprehje që ne themi “të sundojë ligji në çdo sferë të Republikës së Shqipërisë”. Por ne nuk kemi arritur të konceptonim dot që të konstatonim dot veprat penale që kishin të bënin me qentë, me macet, me kafshët shtëpiake, kur ato lihen të lirë e kur ato sjellin një pasojë. Aktualisht, nga kafshët shtëpiake, lënia e lirë e tyre sjell pasoja plagosje e lehtë, plagosje e rëndë, ndëshkimi është për shoqëruesit e tyre ose për pronarët e këtyure kafshëve, të cilët do të kenë dënime të ashpëra deri në 3 vite burg.

Ashpërsim të dënimit është edhe ai bllokimit të rrugëve. Një nga rastet është edhe bllokimi i rrugës pas protestave. A mendoni se do të funksionojë dënimi me 3 vite burg, apo do të ketë një stepje për banorët e “Unazës”, apo për personat e tjerë që më herët kanë dalë në protesta?

Unë mendoj se një ligj që tashmë është publikuar dhe është shpallur edhe në Fletoren Zyrtare, mendoj se duhet të njohet publikisht. E rëndësishme është që për të gjithë qytetarët ligji që shpallet botërisht të jetë i njohur, mosnjohja e ligjit nuk të përjashton nga përgjegjësia penale. Prandaj të gjithë qytetarët që bllokojnë rrugën nacionale duhet të jenë në djeni që në datën 8 Tetor kanë filluar ndryshimet e reja në Kodin Penal, ku ndëshkohen me burgim të gjithë personat që bllokojnë rrugët nacionale. Rruga nacionale nuk është e një grupimi të caktuar njerëzish, pavarësisht se mund të kenë problem, si protesta ekonomike e politike, rruga nacionale i shërben edhe atij të sëmurit, edhe zjarrëfikëses, e ambulancës dhe e të gjithë qytetarëve. Pikërisht për këtë është bërë kjo dispozitë që të gjithë personat që bllokojnë rrugët nacionale të ndëshkohen me burgim.

Mendoni se kjo gjë mund të përshkallëzojë ndonjë konflikt mes protestuesve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit, pasi që nga dita e sotme policia do të zbatojë këtë ligj?

Shpallja e një ligji botërisht i bën njerëzit më të qytetëruar në kuptimin e frikës që ata ndjejnë përballë ligjit. Në qoftë se një ligj nuk rri tek efektet e tij tek ndëshkimi, atëherë do të thotë që ky ligj nuk ka dalë. Ligji, në momentin që hyn në fuqi duhet të godasë të gjithë personat që veprojnë në kundërshti me të.

Një nga ndryshimet është edhe ai për kafshët apo për sigurinë ushqimore. Mendoni se do të ketë kontrolle më të rrepta tashmë?

Nuk është vetëm arma e zjarrit që të vret, apo arma e ftohtë. Edhe ushqimet e skaduara është armë vdekjeprurëse. Pra, që të shkosh në supermarket e të bledh ushqime të skaduara të cilat veprojnë në kundërshtim me organizmin e njeriut, deri në helmim, atëherë mendoj që ligjvënësi ka menduar për shëndetin e njeriut. Në momentin që këto ushqime janë të skaduara apo afër datës së skadencës dhe sjellin pasoja deri në vdekje të personit, unë i quaj vdekjeprurëse dhe subjektet tregëtare që merren me furnizimin ose me shit-blerjen e këtyre mallrave që janë afër skadencës, për mua duhet të përgjigjen edhe për vrasje.

Si i cilësoni ndryshimet në Kodin Penal?

Çdo ndryshim sundimit të ligjit, rritjes apo ndërgjegjësimit të qytetarëve, është risi që është edhe në favor të qytetarit. Gjithmon qytetari del i fituar, por jam kundër rritjes së masës së dënimit. Rritja e masës së dënimit asnjëherë nuk ka çuar në uljen e kriminalitetit. Pra, janë shumë faktorë të tjerë ata që do të na bëjnë që ta ulim kriminalitetin dhe jo masa e dënimit. Përshembull, tek ushqimet e skaduara duhet të kemi një kontroll shumë të rreptë nga institucionet përkatëse, pastaj duhet të arrijmë tek ndëshkimi. Ndëshkimi ose burgu duhet të jetë mjeti i fundit. Rritja e masës së dënimit asnjëherë nuk sjell parandalim.

A mendoni se duhet të ketë ndryshime edhe në vepra të tjera penale?

Nuk besoj. Ne Kodin Penal e kemi të plotësuar dhe nuk mund ta bëjmë me arnna Kodin Penal. Ka Kode Penale si Anglia e Italia që mund të kenë nga 50 e 100 vjet pa pësuar asnjë ndryshim. Këtu Kodi Penal ndryshon edhe me veprime emocionale të një grupi të deputetëve, por mendoj që Kodi Penal, apo masa e dënimeve të rriten në mënyrë jo të logjikshme.

A mendoni se gjyqtarët në të gjitha gjykatat e vendit do ti bazohen këtij Kodi, për shkak se edhe më herët ka pasur raste kur janë liruar persona të arrestuar për armëmbajtje pa leje?

Nuk ka të bëjë masa e dënimit me lirimin, sepse janë shumë rrethana individuale. Por, për aq kohë sa nuk vepron Gjykata Kushtetuese për ta parë një dispozitë ose një normë të caktuar që bie ndesh me Republikën e Shqipërisë, gjyqtarët janë të detyruar ta zbarojnë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori