Ndryshimet në Kodin Rrugor në komisione, Shoqata e Siguruesve kërkon gjobë automatike për sigurimet! Drejtori i DPSHTRR, Gonxhe: Nuk e pranojmë

Ka mbërritur në Komisionet Parlamentare projektligji për ndryshimet në Kodin Rrugor, i cili ka për qëllim përmirësimin e dispozitave, parandalimin më efikas të aksidenteve rrugore dhe ndjekjen e praktikave të legjislacioneve ligjore të Bashkimin Evropian. Çështja më sensitive mbetet gjobitja nëse të mbaron sigurimi i detyrueshëm. Shoqata e Siguruesve kërkon gjoba automatike brenda 30 ditëve. Sipas Edvin Libohovës, legjislacioni evropian është i ashpër për ata shoferë që nuk kryejnë sigurimin brenda 15 ditëve.

“Këtu kemi shembullin e Anglisë, Francës, Italisë, ku shkohet deri në raste të konfiskimit të mjetit dhe gjobat janë mjaft të larta. Po ju marrë një shembull, Bullgarinë, e cila ka patur në 25% nivelin e mjeteve të pasiguruara, dhe me masat e marra, duke vendosur në mënyrë automatike gjobën brenda 15 ditëve nëse nuk je i siguruar dhe me bllokim të mjetit, ka mundur të arrij nivelin e mjeteve të paregjistruara në nivele europiane.” – u shpreh Libohova.

Gjoba automatike hidhet poshtë nga Blendi Gonxhe, drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor. Sipas tij nuk ka pasur në asnjë moment dakordësi për gjobitjen automatike të qytetarëve për sigurimin e detyrueshëm.

“Nuk ka pasur asnjëherë, duhet t’a saktësoj këtë gjë, asnjë lloj dakordësie, e cila do të çonte drejt një vendimi, akti apo procedure, e cila do të presupozonte gjobitje automatike të qytetarëve për pjesën e sigurimit të detyrueshëm, të cilën njerëzit e njohur ndryshe si TPL dhe që të gjitha ndryshimet që vijnë nuk i japin hapësirë këtij koncepti.” – u shpreh Gonxhe.

Referuar ndryshimeve për Kodin Rrugor, ndryshimet janë propozuar konkretisht për nenin 92, të cilit i shtohet pika me këtë përmbajtje: Cilido, që qarkullon me një mjet për të cilin ka kaluar mbi 30 ditë afati i sigurimit të detyrueshëm, ndëshkohet me masë administrative me gjobë sipas parashikimeve të nenit 191, pika 2. Rregullat dhe procedurat për vendosjen e gjobës përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genci: 24/03/2021 20:30

    Pse i censuroni komentet ?!

    Përgjigju
  • Genci: 24/03/2021 20:26

    Kjo eshte nje kerkese qe kenaq xhepat e shoqerive te sigurimit qe kane shume vite qe sorollasin njerezit per demshperblime. Kjo eshte e rregulluar ne kodin rrugor dhe quhet mbivendosje ligji duke plotesuar tekat e shoqerive siguruese. Po te marrim shembull ligjin qe u miratua perpara disa ditesh, duhet te vendosej me detyrim sistemi bonus malus, qe ashtu si ne cdo vend te botes, parashikon qe nese drejtuesi i mjetit nuk ben aksident per disa vite, perfiton ulje drastike te cmimit te polices se sigurimit. Ndersa keta nderhyne qe te jete fakultative ose hic fare sipas oreksit te shoqerive te sigurimit, si dhe plot gomarlleqe qe u pranuan si te mireqena ne kurriz te popullit shqiptar

    Përgjigju
    • Tir: 24/03/2021 23:23

      Ke te drejte .Kompanite kusare te sigurimit qe vjedhin me ligje te detyrueshme nga shteti. Kemi nje AMF TE KORRUPTUAR E TE PAAFTE .qe lejon te vidhen shqiptaret me ligjet e zhtetit. Arketojne sigurime njelloj si taksa, me detyrim dhe kur vjen te pagesa e demeve, edhe vdekjet i paguajne sikur te jend bageti.

  • Emigrant: 24/03/2021 19:29

    Shteti ti ndaloj keta te sigurimeve te vjedhin leket e emigranteve duke iu ber siguracione emigranteve qe vijn me makina ne shqiperi Kur dihet qe keto makina jan te siguruata nga vendet nga vijn

    Përgjigju
    • Emigranto: 24/03/2021 20:54

      Po ne qe ikim me makina shqiptare dhe na kerkojne siguracjon vendet e tjera si i bohet? Apo ne nuk i kemi te siguruara ne shqiper.

  • FATMIRI: 24/03/2021 18:10

    KETA HAJDUTET E SIGURIMEVE KERKOJN TE VEN GJOBA SIPAS DESHIRES SE TYRE DHE KUR VJEN PUNA BEJN DHE KRAHASIME ME SHTETE TE NDRYSHME POR ATA SJAN HAJDUTER SI JU SE NE RAT AKSIDENTU TE ÇDEMTIJN 100/PERQIND DHE JO SI PUNA JUAJ QE LLOGARIT IBENI PER XHEPIN TUAJ

    Përgjigju
    • Tirona: 24/03/2021 18:57

      Nese kompanite e sigurimeve duan te vjelin sa me shume para , mos te kerkojne te vene gjoba se eshte e pamundur te behet ,por keto kompani mund te bejne kete , tjua ngreje cmimin drejtuesit e makinave nese kane bere shkelje te renda te qarkullimit rrugor , le te hidhen perpjete Ata, do ta paguajne sigurimin me ate cmim qe i vjen se perndryshe kur te bejne rregjistrimin e Targes ajo nuk i regjistrohet pa siguruar se pari makinen.

  • liku: 24/03/2021 18:04

    Kur mbaron sigurimi dhe makina nuk leviz me afat te gjate gjobe automatike thote ai gjysmaku

    Përgjigju
  • Kocka: 24/03/2021 17:30

    Edvin Libohova shume inteligjent, i papare ne fushen e mbledhjes se lekut.

    Përgjigju
    • Tirona: 24/03/2021 18:45

      Kjo zgjidhet shume thjeshte :Rregistrimi i Targes se makines te behet cdo vit dhe kur shkon te bejsh rregjistrimin duhet ta kesh makinen te siguruar , nese makina nuk eshte siguruar mos te behet rregjistrimi dhe si pasoje nuk mund te qarkullosh se po u kape nga Policia te dali ligji per sekuestrimin e makines. Keshtu mbyllet ky muhabet duke mos i vene gjoba atyre qe nuk i sigurojne makinat.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion