Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, KQZ
rekomandime komisionit të posaçëm
PDF/Ja rekomandimet e KQZ-së

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, KQZ<br />rekomandime komisionit të posaçëm<br />PDF/Ja rekomandimet e KQZ-së
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dërguar komisionit të Reformës Zgjedhore Bylykbashi-Fino një listë me propozime për të ndërhyrë në kodin elektoral.

“Depolitizimi i komsioneve zgjedhore duke reduktuar ndikimin e partive politike ose ndryshuar formulën për përbërjen e tyre” është një ndër propozimet e 7-shes aktuale të KQZ-së.
 
Në rekomandime kërkohet dhe saktësimi i votave të nevojshme për të miratuar vendimarrjet në KQZ.
 
Në zgjedhjet e 2013-s pati një ngërç për shkak të dorëheqjes së 3 anëtareve.

Sipas KQZ-së në të gjithë reformat e deritanishme, fokusi ka qenë tek zgjedhjet e përgjithshme duke krijuar mangësi ligjore përsa i përket organizimit të zgjedhjeve vendore.
 
Votimi për organet e qeverisjes vendore të bëhet sipas sistemit proporcional” propozon Lefterie Luzi për deputetet e reformës zgjedhore.
 
Nisur nga numri i madh i ankimimeve në Kolegj Zgjedhor dhe KQZ, duke vonuar shpalljen e rezultatit final, KQZ propozon që këto ankimime të bëhen kundrejt pagesës, për të frenuar tendencën bllokuese të partive humbëse.
 
Po ashtu një tjetër ndërhyrje në ligjin e zgjedhjeve është dhe monitorimi i shtypit të shkruar dhe portaleve online gjatë fushatës elektorale.

Detajimin e rregullave për regjistrimin e kandidatëve, duke përfshirë procedurat për mbledhjen, verifikimin, dhe vlefshmërinë e firmave mbështetëse
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet zgjedhore, debate te ‘Ligjet’! Alibeaj: Pazar, i dhuroni Ramës mandatin e 4 në tavolinë! ‘Të vegjlit’ duan lista 100% të hapura, Gjiknuri: Ligji uniform për të gjithë

Ndryshimet zgjedhore, debate te ‘Ligjet’! Alibeaj: Pazar, i dhuroni Ramës mandatin e 4 në tavolinë! ‘Të vegjlit’ duan lista 100% të hapura, Gjiknuri: Ligji uniform për të gjithë