Ndryshimet në Kushtetutë, PD:
Heqim imunitetin, PS:Jo arnimit

Ndryshimet në Kushtetutë, PD:<br />Heqim imunitetin, PS:Jo arnimit
TIRANE- Këshilli i Legjislacionit, i përbërë nga 10 anëtarë, së bashku me Komisionin e Ligjeve debatuan në parim për më shumë se 2 orë për t'i hapur rrugë ndryshimeve në Kushtetutë për çështjen e imunitetit. Partia Socialiste ka dorëzuar amendamentet për heqjen e imunitetit dhe për reformën në drejtësi. PD nuk pranon nismën e dytë të socialistëve duke deklaruar se mbledhja e sotme është vetëm për të disktuar ndryshimet në Kushtetutë për nenin që ka të bëjë me heqjen e imunitetit dhe jo ndryshime të tjera të këtij ligji themeltar. Kryetarja e Parlamentit u shpreh e gatshme të mblidhte Konferencën e kryetarëve një ditë pas miratimit të heqjes së imunitetit në parlament. Nga ana e saj PS shprehet se nuk mund të bëhen arnime në Kushtetutë dhe të bëhen dy herë ndryshime në këtë ligji themeltar brenda 2 muajsh. 

“Po i bëni ndryshimet brenda 3 ditësh dhe keni ndryshuar rregulloren e parlamentit pikërisht për këtë.”- deklaroi deputeti Fatmir Xhafaj.
“Nëse keni propozime për ndryshimin e kushtetutës, bëjmë mbljedhje tjetër. Sot diskutojmë vetëm në parim për cështjen e imunitetit. Hajde të votojmë heqjen e imunitetit më 6 gusht, dhe më 7 gusht mbledh konferencë e kryetarëve.”- reagoi Topalli. Nga ana e tij kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi iu drejtuar Topallit duke deklaruar se po thyen rregulloren pasi “nuk mund të mblidhemi më 7 gusht për të ndryshuar dy herë ligjin themeltar”.

Diskutimet në parim pritet të vazhdojnë nesër me grupet e interesit ndërkohë që më 6 gusht është caktuar votimi në Parlament. 

DISA NGA DEBATET E ZHVILLUARA GJATE MBLEDHJES

GRAMOZ RUÇI: NUK MUND TE BEJME HARNIME 
 Ora 11:35 Nga ana e tij kreu i Grupit të PS-së Gramoz Ruçi këmbënguli në propozimet e PS-së, të cilat sipas PD-së nuk kanë lidhje me heqjen e imunitetit. “Nuk mund t’i bëjmë arnime Kushtetutës. Nuk keni të drejtë të na rrëzoni nismën tonë. Xhafa dhe Majko nuk dhanë mendimin e tyre personal. Për të disatën herë kemi përsëritur dakordësinë për heqjen e imunitetit. Të gjithë jemi dakord, për ju është e rëndësishme data, ndërsa për mua filozofia. Dhe datën e keni vendosur në mënyrë të njëanshme.”- tha Ruçi. Ai shtoi se “ Nuk do të vinim me këto propozime nëse nuk do të ndodhte që dekretet e presidentit për anëtarët e Gjykatës së Lartë të mos diskutohet në parlament që prej 5 vitesh, apo se emëruat president. Cilët milionë mbrohen, ato që u bënë milionerë pasi bënë ministra apo deputetë, apo pse një milioner u bë deputet. Shoqëria shqiptare është shqetësuar se pse një njeri pasi bëhet deputet bëhet milioner me 17 shtëpi e dhjetra biznese. “


TOPALLI: PO GJENI PRETEKSTE
Ora 11: 20 Topalli akuzon opozitën se po gjen pretekste për të mos hequr imunitetin. "Pranoni dhe ju hejqne e imunitetit përmes ndryshimeve që ka propozuar EURALIUS. Ka klub miliarderësh. Unë e di që janë disa që hyjnë në parlament të ruajën paret e tyre në mënyrë të paligjshme. Unë të kërkoj si ish kryeministër dhe relator i kësaj nisme hajde ta mbështesim nismën dhe të heqim imunitetin dhe të mos mbetemi peng i imunitetit. Të heqim imunitetin për deputetë që vijnë në parlament për të mbrojtur bizneset e paligjshme. "

MAJKO: PROBLEMI ESHTE PAPREKSHMERIA
Ora 11:10 Pandeli Majko, gjatë kësaj tryeze, u shpreh se "në parim jemi dakord me heqjen e imunitetit", por se, sipas tij "ka një problem nga 92' e deri më sot ku të gjithë Presidentët e Prokurorët e Përgjithshëm janë nxjerrë nga ju"
Sipas Mjakos, imuniteti nuk është çështja kryesore që pengon luftimin e korrupsionit në vend, por fakti që "në Shqipëri ka të paprekshëm që shkojnë në gjykatë e nuk gjykohen".
Mjako u shpreh se është dakord me 6 nenet e propozuara nga PD për ndryshimin e çështjes së imuniteteve, ndërsa theksoi se "duam të shtojmë 2 detaje të tjera që të mos garantojnë paprekshmërinë".

RUSMAJLI: KERKESA PER IMUNITETIN NGA PD NE 2003, PS REFUZOI
Ora10: 50 Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmajli, tha se heqja e imuniteteve është kërkuar nga Berisha që prej 2003, kur ka qenë opozitar dhe ky fakt është refuzuar nga Partia Socialiste, në atë kohë në pushtet me argumentin se"e duam me ndryshim kushtetues".
Rusmajli parashtroi faktin se Berisha nuk ka kërkuar të ndryshohej Kushtetuta , "por t'i mundësohej Prokurorisë të hetonte zyrtarët e lartë me qëllim që korrupsioni të goditej në zemër".
Zgjidhja, sipas Rusmajlit, erdhi pa paragjykuar Partinë Socialiste, pasi "nuk kemi lënë shteg ligjor pa eksploruar" .

TOPALLI: MOS VINI KUSHTEZIME, XHAFAJ: TE JEMI TE KUJDESSHEM
Ora 10:25 Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli informoi se edhe LSI kishte dorëzuar një draft në lidhje me këtë cështje por nuk ishte pranuar pasi nuk plotësonte kriteret. Ndërsa amendimet e dorëzuara nga PS nuk kanë të bëjnë me imunitetin. Nga ana e tij deputeti i PD-së Eduard Paloka ftoi opozitën të bëjnë një kompromis dhe të bien dakord që të pranojnë projektin e ofruar nga ekspertët ndërkombëtarë si ato të EURALIUS.

“Sot ka ardhur momenti të ecim përpara pa vendosur kushtëzime” tha Topalli. Nga ana e PS-së Fatmir Xhafaj tha se PD pas 8 vitesh kishte mbërritur në propozimet e PS-së. “Në parim jemi dakord me propozimet e bërë nga ndërkombëtarët, por çmoi se duhet të jemi të kujdesshëm sa i përket këtyre praktikave, duke u parë analizuar në realitetin konkret të vendit tonë."
Nga amendamentet që ka dorëzuar PS, sipas Xhafajt kërkohet që “prokuroria të jetë në gjendje të hetojë për cdo vepër penale të kryer nga depytetët pa pasur nevojë të marrë rekomandim nga kuvendi. Është e nevojshme të ketë garanci procedurale për të mos nisur hetime si rrjedhojë e luftës brenda partive. "
Ne kemi bindjen se ka një rrugë përcaktuese për të luftuar korrupsionin t’i japim pavarësinë reale të munguar sistemit të drejtësisë gjyqësorit dhe prokurorirsë. Pa këtë cdo hap tjetër përfshi dhe hejqne e imunitetit mbeten masa gjysmake” - tha Xhafaj.

Njoftimin për mbledhjen e ka bërë ditën e mërkurë kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmajli, ku i ka këkruar deputetëve që të jenë në sallë për diskutimin e ndryshimeve. Këto ndryshime në Kushtetutë vinë pas atyre të bëra në vitin 2008 mes kryesocialistit Rama dhe Kryeministri Berisha. Megjithëse se Partia Socialiste ka shprehur ngurrim që të votohen në 6 gusht ndryshimet në Kushtetutë, ajo e ka përgatitur draftin e saj, e cila do të vihet përballë draftit të Partisë Socialsite. Këshilli i Legjislacionit përbëhet nga Ilir Rusmali, Enkelejd Alibeaj, Arenca Trashani, Viktor Gumi, Gent Strazimiri, Gramoz Ruçi, Kastriot Islami, Pandeli Majko, Qemal Minxhozi, Et'hem Ruka.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS