Projektligji i ri/ Pas SHBA, edhe Shqipëria jep pasaporta për të gjithë ata që lindin në territorin e vendit tonë

TIRANË- Zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda sqaron ndryshimet e parashikuara në projektligjin për dhënien e shtetësisë shqiptare sipas të cilit parashikohet se tashmë do të ketë pasaporta shqiptare do të jepet përmes lindjes, origjinës, lindjes në territorin e Republikës së Shqipërisë, natyralizimit dhe birësimit.

( Kliko këtu ) Pr-Ligji për dhënien e shtetësisë shqiptare

Rovena Voda shpjegoi se pasaporta shqiptare nuk do të jepet për shkak të etnisë së përbashkët shqiptare çka do të thotë se shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe trojeve të tjera shqiptare nuk përfitojnë automatikisht prejt etnisë. Voda sqaroi se ndryshimet në ligj i japin mundësi të marrin pasaporta shqiptare ata që kanë lidhje gjaku me një person me shtetësi nga Republika e Shqipërisë.

Ajo u shpreh se shteti mbetet i angazhuar që asnjë i lindur apo banues në territorin shqiptar të mos mbetet pa shtetësi shqiptare. Zv. ministrja sqaroi se duke aplikuar Jus Soli, tashmë çdo person që lind në territorin e vendit tonë do mund të marrë shtetësinë shqiptare.

Jus Soli është termi juridik ,që vjen nga latinishtja, i cili përdoret për të treguar të drejtën e kujtdo të fitojë shtetësinë e një vendi ku ka lindur pavarësisht kombësisë. Kjo e drejtë ushtrohet në mënyrë të plotë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por në asnjë vend të Bashkimit Europian.

Voda sqaroi se pasaportë shqiptare do të ketë edhe për investitorët që kanë interes kombëtar por duke rritur kontrollin në bashkëpunim me institucionet e tjera për të refuzuar ata që pastrojnë paratë ose kanë probleme me ligjin.  Ndërsa për shtetësitë shqiptare të dhëna nga presidenti i Republikës që rezultojnë me probleme me ligjin, Voda tha se ajo mund të hiqet me propozim të ministrit të Brendshëm.

"Duke parë të gjitha problematikat ne menduam që të krijonim një ligj të ri, që i përket legjislacionit të brendshëm të vendit. Ka disi risi. kemi futur si një nga mënyrat e përfitimit atë përmes shtetësisë. Me origjinë lidhet edhe lidhja mes personit te lindur dhe personit që kërkon të fitojë shtetësinë. Të gjithë ata të huaj që jetojnë jashtë por arrijnë të provojnë se kanë lidhje deri në shkallë të tretë me një person me shtetësi shqiptare do mund ta përfitojnë edhe ata. Fëmijët e gjetur në territorin e Shqipërisë do përfitojnë shtetësinë shqiptare.

Këtë e kemi bërë për angazhimin që ka bërë qeveria shqiptare. Ne dimë raste të shumë sakrifice që jetojnë në Greqi dhe fëmijë të hasin pengese për t'u regjistruar në gjendjen civile. Çdo fëmijë i lindur nga prindër shqiptar do mund të marrë shtetësinë shqiptare. Ka një procedurë lehtësuese në ligj. Kemi lehtësira edhe në rastet kur shtetas shqiptarë duan të rifitojnë shtetësinë shqiptare. Garantohet shtetësia shqiptare edhe kur ke shtetësia të tjera. Një e veçantë tjetër në interes të sigurisë kombëtare, kemi futur edhe rastin kur shtetasi heq dorë vullnetarisht por edhe kur i hiqet edhe pa kërkesë. Këto raste janë kur vërtetohet kur personi është pjesë e grupeve kriminale ose terroriste. Në këtë rast kjo bëhet me kërkesë të ministrit të brendshëm", tha Rovena Voda.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fahrri Spiuni: 07/08/2019 20:43

    Plera qe paguhen per tu shkatërruar shqiptarëve etninë e tyre. Keta muter tradhëtarë felliqësira!

    Përgjigju
  • Robshi PPPD Becheti 140: 07/08/2019 07:43

    Kur nuk bën dot thelb do besh llozhe... i tufe asgjeberesish që duan të luajnë shtetarce... mortja... shyqyr qe jemi hale vend dhe ata që do lindin rastësisht do heqin dorë nga shtetësia jonë...

    Përgjigju
  • Fredi: 06/08/2019 21:54

    O u q r o bajga fekale! Do mbushet vendi që u hëngërt mortja! Po Amerika jep se eshte e perzjere ketu e 400 vjet o muta. Yyyyyyyt funderrina!

    Përgjigju
  • Poshte Tradhetaret: 06/08/2019 18:30

    Turp, qeveria rama qeveri tradhetaresh. Ndyresira

    Përgjigju
  • Toni: 06/08/2019 18:21

    Bravo bravo bravo...mbas 20 vjetve shqipëria popullsia e republikes se shqiperise do t përbëhet nga 55% paki-stanez 35% indian (paji)dhe 10 % shqiptar t pa asimiluar ende

    Përgjigju
  • Nigga: 06/08/2019 17:06

    Tani sdo ngeli b*thzi afrikan jevgo-sllav egjiptian turko-mongol me lesh nkurriz pa ardh me lind aty dhe ai pak identitet shqiptar qe kish ngelur do zhduket pergjithmone sikurse gjuha shqipe qe eshte shkaterruar.

    Përgjigju
  • Fatmir Kallanxhi: 06/08/2019 17:03

    Cfare beni keshtu ore, do dyndet gjithe Arabia e Pakistani, jeni ne terezi apo jo?????????

    Përgjigju
  • dxs: 06/08/2019 15:49

    Jus Soli ka qene nuk po vendoset tani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen