Ndryshimet në paketën fiskale, deputetja e PD: Poshtëruese për biznesin

Ndryshimet në paketën fiskale, deputetja e PD: Poshtëruese për biznesin

Deputetja e PD, Fatbardha Kadiu

Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, ka deklaruar se ndryshimet e qeverisë në paketën fiskale janë poshtëruese për biznesin dhe po e çorientojnë atë. 

Në një status në Facebook, deputetja Kadiu thotë se qeveria nuk arrin të kuptojë se biznesi sot vuan nga mungesa e xhiros dhe konsumit. Gjithashtu, deputetja demokrate ngre shqetësimin për kaosin total që ekziston në treg, ndërsa nuk lë pa përmendur edhe tatimorët që përpiqen të zhvatin sa më shumë. 

Është poshtëruese për çdo biznes të dëgjojë Ministrin Ahmetaj tek flet për ndryshimet në paketën fiskale. E çorientuan biznesin me kaq shumë ndryshime.  Është kaq sipërfaqësor sa nuk arrin të kuptojë atë që ndjen çdo biznes sot. Nuk ka para. Nuk ka konsum.

Nuk ka xhiro. Në çdo dy metra rrugë shikon tre bar kafe. Ç’të fitojë biznesi në këto kushte, ku gjithkush bën gjithçka si të dojë? Kaos total. Dhe tatimorët që rrinë vërdallë në çdo moment, grupe-grupe si grupe hienash. Kush të zhvatë diçka nga tjetri.

Deputetja e PD, Fatbardha Kadiu në Facebook

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë