TIRANË- Shkarkimet e sotme në qeveri kanë qënë kryefjala e ditës së sotme. Mbrëmjen e sotme në emisionin Repolitix u trajtua tema: Rama ndryshon qeverinë.

Të ftuar në studio për të komentuar shkarkimet e shtatë ministrave ishin: Gjergj Koja ish-ministër shëndetësie; Nard Ndoka, kryetar i PDK-së; Plarent Ndreca jurist dhe Lavdërim Lita gazetar. 

Në fjalën e tij në studio ka rrëfyer se sipas burimeve të tij ministri i ri i Jashtëm, Gent Caka është emëruar vetëm për të nxitur ndryshimet në territorin Kosovë-Serbi, ndërkohë që këtë e ka pohuar edhe politikani Nard Ndoka.

Ndoka shkoi edhe më tej kur tha se ky ishte një kabinat i përkohshëm: "Ky kabinet do të shkojë deri në mars pasi është i përkohshëm. Në mars do të ketë zgjedhje të parakohshme. Nëse nuk më del parashikimi është minus për nuhatjen time politike.

Dita e sotme ka pasur “furtunë në qeveri”, kryeministri Rama ka shkarkuar ditën e sotme në Asamblenë Kombëtare të PS ministrat që kanë mbi 5 vite në Qeveri si Lindita Nikolla, Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati, Mirela Kumbaro, Damian Gjiknuri, Niko Peleshi dhe Sonila Qato. Gjithashtu, ndryshimet kanë prekur edhe postin e zv/kryeministrit, ku largohet Senida Mesi dhe në vend të saj emërohet Erion Braçe.

Në vend të Lindita Nikollës emërohet Besa Shahini, në vend të Ahmetajt, Anila Ademaj. Ndërsa në Ministrinë e Jashtme shkon Gent Cakaj në vend të Bushatit. Në vend të Gjiknurit te Ministria e Infrastrukturës emërohet Belinda Balluku, Bledi Çuçin në vend të Niko Peleshit, Eva Margariti në vend të Kumbaros dhe si ministër të ri të Sipërmarrjes u emërua Eduard Shalsi.

Për më shumë detaje lidhur me shkarkimet e sotme (LEXO KËTU)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:41
Parashikimi i Ndokës për kabinetin e ri të Ramës: Është i përkohshëm, në mars ka zgjedhje të parakohshme

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka bërë parashikimin e tij për kabinetin e sapondryshuar të kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij në studio, Ndoka tha se ky kabinet i Ramës, është për zgjedhje të parakohshme, të cilat do të zhvillohen në mars.

“Kemi një skemë për ministri i jashtëm ka disa probleme ndryshe prej të tjerëve. Ka një investigim për të kaluarën e tij. Duhet të ketë më shumë garanci se ministrat e tjerë. Ky kabinet do të shkojë deri në mars pasi është i përkohshëm. Në mars do të këtë zgjedhje të parakohshme. Rama me këtë lëvizje i hodhi gjithë ushtrarët e tij dhe i ka mbetur edhe vetja. Nëse nuk më del parashikimi është minus për nuhatjen time politike,” – tha politikani.

Ora 21:32
Gazetari Lavdërim Lita në Repolitix: Ministri i ri i Jashtëm është pro ndryshimit të kufirit Kosovë-Serbi

Në fjalën e tij gjatë emisionit, gazetari dhe analisti Lavdërim Lita ka rrëfyer se sipas burimeve të tij ministri i ri i Jashtëm, Gent Caka është emëruar vetëm për të nxitur ndryshimet në territorin Kosovë-Serbi.

“Kryeministri do të gjykohet në zgjedhjet lokale dhe në çeljen e negociatave. Besoj se ministri i ri i Jashtëm do të jetë pro ndryshimit të kufirit Kosovë-Serbi dhe është vënë në atë detyrë vetëm për të bërë atë gjë.”

Ora 21:17
Ish-ministri i Shëndetësisë, Gjergji Koja: Qëndrimi i Ramës ishte i pritshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Gjergji Koja e ka parë si tejet pozitive qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e disa prej ministrave më të rëndësishëm, të cilët prej 5 vitesh kanë qënë pjesë e kabinetit qeverisës.

“Qëndrimi i Ramës ishte i pritshëm. Vetëm në Shqipëri përkthehet si dramë e madhe. Kryeministri pati përgjegjshmërinë të ishte më i ndjeshmi se çfarë po ndodh në vend.”

Ora 21:03
Shkarkimet në kabinetin qeverisës, Ndreca: Rama është modern, ministrave iu kërkohen obkjektiva

Ish-Sekretari i Përgjithshëm të MAS, Plarent Ndreca tha se Rama dëshiron që ta kthejë kabinetin e tij në kabinet pune ku ministrave iu kërkohen objektiva që duhet të arrihen. 

"Rama e tha qartë që ka një problem mes atyre që bënhen dhe atyre që kuptohen nga qytetarët. Ai është kabinet. Ne nuk e njohim kënd tjetër veç Merkelit. Bushati vinte si ekspert i një niveli të lartë. Nuk është hera e parë që Rama bën këtë lëvizje. Vetëm Nikolla ka pasur karrierë politike të mëparëshme. Ai është modern sepse e kthen kabinetin në një kabinet pune. Ka objektive dhe me matrica pune. Ministrave iu kërkohen obkjektiva dhe duhet të konsiderohet si vend për të shërbyer,"- u shpreh Ndreca.

Ora 20:59
Ndoka në Repolitix: Rama i hoqi sepse po fundosej bashkë me të shkarkuarit

I ftuar në Repolitix, kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka komentuar shkarkimet në qeveri.

"Rama kujtonte se ishte pashai i vendit, në momentin që studentët i hiqën filtrat ai u përball me të vërtetën. Ai doli lakuriq në aspektin poltik. Kjo ishte hera e parë. Opozita nuk ka arritur që ta bëjë diçka të tillë. Rama i hoqi ata se gropa ishte bërë aq e madhe saqë ai po fundosej bashkë më ta," - tha Ndoka.