Ndryshimet në qeveri? Rama mbledh sot Asamblenë e PS, pritet vendimi

Ndryshimet në qeveri? Rama mbledh sot Asamblenë e PS, pritet vendimi

Kryeministri Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama mbledh sot Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste në orën 10:00. Mbledhja e Asamblesë së PS-së, vjen pas diskutimeve në mbledhjen informale të qeverisë në Vlorë 2 javë më parë. Sot pritet që Rama të shpallë vendimin nëse do të ketë ndryshime në qeveri. Rama do të bëjë sot publik ofertën për bashkëpunimin me opozitën para vendimit për hapjen e negociatave.

Asambleja gjithashtu do të miratojë ndryshimet në kryesinë e socialiste përmes sekretariateve. PS do të prezantojë fushatën kombëtare “E gjithë vëmendja tek ju”.

Në rendin e asamblesë pritet të lexohet edhe raporti i turit të llogaridhënies si edhe performancës së të zgjedhur lokalë të PS-së.

Në Asamble do të marrin pjesë të zgjedhurit e PS-së në rrethe, grupi parlamentar, ministrat por edhe anëtarë të kësaj partie.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 07/09/2018 09:35

    Ed Rama ndrysho qeverine dhe modelin ekonomik qe nga sherbimet te mbeshtet mbi pridhimin , sidomos ne agroindustru dhe strategjia e zhvillimit te sektorit te naftes , se hidroenergjia eshte ne rruge re mbare . Duhet qe ne industrine minerare te ndiqet shembulli i grupit Balfin qe pi rrit modernizimin ne industrine e kromit . Me jeto ndryshime ngritja ekonomike dhe pubesimi do jene ne rritje te oadiskutueshme . Mos prit nga te huajt po mbeshtetu tek bisnesi vendas qe ja kapacitete financiare dhe nuk u con parate ne parajsat fiskale . Keshtu zhvillohet Shqiperia qe duam

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?