Ndryshimet në qeveri/Tabaku sulmon Ramën: Molla e qeverisjes, e kalbur, taksat janë rritur 4 herë  

Ndryshimet në qeveri/Tabaku sulmon Ramën: Molla e qeverisjes, e kalbur, taksat janë rritur 4 herë  

Jorida Tabaku, deputete e PD

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe njëkohësisht nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë ka reaguar në lidhje me ndryshimet në qeveri , që u vendosën disa ditë më pare në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Pas lëvizjeve të fundit në qeveri, Tabaku ka kritikuar Kryeministrin, Edi Rama duke thënë se makiazhi i vendosur nga qeveria nuk e mbulon dot mollën e kalbur që po helmon me taksa të larta vendin dhe qytetarët.

Sipas Tabakut se zëvendësimi i ministrave në kabinetin qeveritar nuk zgjidh asgjë , pasi me rritjen e taksës së pronës 2 deri në 4 herë për vitin 2019 rrezikojnë të rritet numri i bizneseve të mbyllura dhe familjet shqiptare do të detyrohen të paguajnë më shumë për këtë vend.

Deputetja demokrate shton se me taksat e reja rrezikohet të rritet numri i bizneseve të mbyllura dhe se qytetarët do detyrohen të paguajnë më shumë.

Nga 1 Janari taksa e prones rritet 2 deri ne 4 here! Sado që kryeministri përpiqet të ndryshojë fasadën e qeverisjes ajo është e kalbur së brendshmi. Zëvendësimi i ministrave nuk zgjidh asgjë pasi filozofia drejtuese e qeverisë dhe kryeministrit nuk ka ndryshuar. Përkundrazi, rrethi është bërë edhe më shumë personal duke shkuar kësisoj në një qorsokak edhe më të rrezikshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në janarin 2019 bizneset dhe qytetarët do të paguajne taksën e rritur të pronës. Mbi 100 mijë biznese dhe gjithashtu të gjitha familjet shqiptare do të detyrohen të paguajnë një taksë të rritur mbi pronën për të mbushur arkën e PPP-ve që qeveria do të shpërndajë. Rritja e taksave 2 deri në 4 herë për të gjitha bizneset rrezikon të rrisë numrin e bizneseve të mbyllura në mbi 60 biznese në ditë. Në këto ditë,kur qeveria ndryshon makiazhin dhe vendos një fasadë të re ajo vazhdon të jetë e njëjta mollë e kalbur që po helmon me taksa të larta dhe PPP qytetarët e vendit”, shkruan Tabaku në faqen e saj në facebook.

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të mbajtur një javë më pare Kryeministri Edi Rama shkarkoi ministrat që kanë mbi 5 vite në qeveri si Lindita Nikolla, Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati, Mirela Kumbaro, Damian Gjiknuri, Niko Peleshi dhe Sonila Qato. Ndërkohë ndryshimet në qeveri kanë prekur  edhe postin e zv/kryeministrit, ku u largua Senida Mesi dhe në vend të saj u emërua Erion Braçe ndërsa  është rikthyer dhe Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin, ku në këtë post u emërua Elisa Spiropali.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 03/01/2019 19:53

    Me tarallake femer i ben vetes me sy

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja