Ndryshimi 360 gradë i Ramona Tullumanit

Ndryshimi 360 gradë i Ramona Tullumanit
Padyshim ajo është një soprano e re dhe profesioniste. Pinjolle e të madhit Ramiz Kovaçi, Ramona Tullmani e sheh veten në një ndryshim rrënjësor të jetës së saj, private dhe profesionale. E vlerësuar me mjaft çmime, koncerte brenda dhe jashtë vendit, një vend në TKOB (ëndërr e mjaft artistëve të rinj), një shtëpi të ëndrrave të saj, një bashkëshort dhe së fundmi një pasardhës që po rritet brenda trupit të saj…

Kafenë e mëngjesit preferoni ta pini zakonisht në shtëpi apo ku me kë?

Kur zgjohem në mëngjes në përgjithësi jam shumë e lumtur sepse kam pranë meje njeriun e zemrës dhe jam e gëzuar pasi bëj një jetë që më pëlqen. Bisedoj me bashkëshortin tim për planet tona për ditën e re dhe pasi lëme një ose edhe dy kafe gjatë ditës, mbarojmë mëngjezin e përcjell dhe përgatitem për ditën time. Në kafenen e që ndodhet pranë një parku me shumë gjelbërim me presin gjyshja dhe mamaja ime.

Zgjimi juaj ideal cili do të ishte?

Për mua zgjim më ideal dhe më i bukur se ky nuk mund të ketë.

Nga shtëpia juaj deri në punë sa zgjat dhe me çfarë e përshkroni rrugën?

Përshkoj të njëjtën rrugë që bente gjyshi por edhe babai im. Buzë lumit të Lanës, duke vërejtur pemët dhe gjelbërimin që Lanës nuk I mungon kurrë. E pëlqej rrugën që bëj por edhe urën e Tiranës së re por edhe urën tjetër, që për mua janë shumë të shtrenjta. Në mëngjes kur shkoj për në Teatrin e Operas dhe Baletit, Tirana është e qetë, e pastër pa shume trafi k dhe nuk e ndërroj me asnjë qytet tjetër të Europës. Tirana është shumë e shtrenjtë për mua….

Thua ndonjëherë boh çfarë profesioni kam zgjedhur?

Profesionin tim e dua shumë kur as nuk mund ta mendoj të them uf….pa le ta them. Profesionin e kam një nga disa prej pasioneve që kam në jetën time. Është i brumosur thellë tek unë, në qenien time, në karakterin tim. Kjo është një zgjedhja ime e pamohueshme. Që fëmijë këndoja gjatë gjithë dites madje edhe kur luaja me kukulla, edhe kur luaja jashtë me shoqet e mia. Që vogël përveç shqipes mësova disa gjuhë të huaja. Pianoja ishte e padiskutueshme, por edhe baleti.



Gënjeni apo ju gënjejnë më shumë? Nëse po ndonjë rast tipik?

Një nga tiparet që më karakterizojnë janë sinqeriteti dhe dashuria për njerëzit. As nuk bëj provë të gënjej sepse nuk di të gënjej. Tu them me sinqeritet kurrë nuk kam gënjyer por në mënyrë reciproke nuk pranoj të më gënjejnë. Në përgjithësi kush ka tentuar të më gënjejë e kam kapur në çark.

E mbani veten për të shkathët?

Jam shumë e shkathët sepse në përgjithësi të gjithë artistët janë njerëz emotiv. Kur isha e vogël babai im më trajtonte si të isha djalë, më kujtohet se më mësonte që pamvarësisht se isha vajzë unë duhet të isha e përgatitur për jetën, më mësoj se çdo të thotë të jesh praktike dhe se në jetë njeriu duhet të dijë të dalë mbi ujë. Në moshë shumë të vogël babai im më mësoi
t’i jepja bicikletës. Më pas më mësoi makinën, isha 16 vjeç. Më pëlqen shumë të notoj dhe t’i jap kanoes. Në përgjithësi nuk mund të ecë ngadalë por eci me hap të shpejtë.

Dreka zakonisht ju gjen…?

Në përgjithësi më pëlqen të drekojë në shtëpi. Sepse kam një guzhinë shumë komode dhe shumë të këndshme,e kam modeluar sipas gustos time. Më pëlqen të gatuaj dhe të sajoj ushqime të shijshme. Kur gatuaj vë në veprim fantazinë dhe gjithëmonë gatuaj me shumë dashuri. Jam shumë e lumtur që Eltonit i pëlqejnë shumë gatimet e mia, kënaqem shumë kur shprehet me superlative për gatimin që unë bëj.

Cilët janë vendet që ua beson drekën?

Sigurisht që më pëlqen të drekoj diku, në një vend të këndshmë, intim, nën tingujt e ndonjë muzike të ëmbël e të lehtë. Tashmë ka shumë restorante me guxhina nga më të ndryshmet. Kam provuar ushqime të ndryshme sepse më pëlqen të provoj ushqime karakteristike kudo që shkoj. Edhe këtu më pëlqen shumë gatimi karakteristik tradicjonal, pra ushqimet e veçanta që gatuhen nëpër qytete apo zona të ndryshme të Shqipërisë. Më pëlqen të drekoj apo darkoj me njerëz të afërt me shoqërinë time dhe të Eltonit. Sidomos kur i njoh.

Paguani më shumë në raste të tilla apo ja lini të pranishmëve?

Më pëlqen kjo pyetje, është e vërtetë që unë jam shumë bujare më pëlqen shoqëria, por rregullat e tavolinës dhe të miqësisë i njoh shumë mirë.

Qëllon të harroni të hani nga punët e shumta? Çndodh?

Më pëlqen të punojë, dhe është e vërtetë që profesioni ynë kërkon shumë punë. Ju mund të thoni se çdo profesjon kërkon punë. Por profesioni i artistit është shumë i veçantë, çfarë do të thotë, një artist që të bëhet artist i vërtetë fillon e përgatitet që në vogëli dhe vazhdon të punojë e të përgatitet deri në fund të karrierës.

Celulari që përdorni?

Celularët janë hobi im, jam e ingranuar e në korent me markën e fundit që del në treg. I njoh të gjithë tipat e celularëve dhe jam e aftë t’i përdor me të gjitha opsionet që kanë.



Firmat tuaja më të preferuat?

Firmat e mia të preferuara janë kryesisht fi rmat me stilist italjan… Në përgjithësi kam stilin tim të veshjes dhe në përgjithësi kam gusto të cilën ma ka edukuar mamaja ime. Mundohem
t’i përshtatem vendit, pra siç thotë populli: “Sipas vendit bëhet kuvendi”. Ndjehem mirë dhe komode me veshjet e mia, e njoh mirë trupin tim dhe e di mirë se çfarë më shkon dhe çfarë jo.

Çfarë nuk ka në garderobën tuaj që ju se vishni kurrë apo s’ju shkon pra një lloj stili?

Në garderobën time nuk ka rroba që unë nuk i vesh. Në garderobën time ka vetëm rroba që unë i përdor. Nëse unë nuk I vesh ato unë i fal, i çoj në xhami. Unë jam shumë praktike nëse një veshje nuk vishet dhe bëhesh pishman përse e ke blerë, pra nuk të jep kënaqësi kur e përdor atëherë mos e mbaj më në garderobë nxirre prej atje hap një vend më shumë. Nuk jam skllave varrësi të verbër ndaj tyre. Veshjet krijohen nga njeriu dhe më duket dobësi e madhe të varrem prej tyre.

Cilat janë ngjyrat tuaja të preferuara?

Ngjyrat që më pëlqejnë janë këto. Në përgjithësi më shkojnë ngjyrat që kanë jetë,ngjyrat e dashurisë dhe ngjyrat e tokës, pra me një fjalë të gjitha ngjyrat e spekrit të kolorit.

Blini më shumë dhurata apo merrni?

Blej shumë dhurata, pra dhuroj shumë –dashuri dhe kuptohet që marrë shumë. Dhuratat janë për mua shumë të shtrenjta tregojnë shumë, nganjeherë nuk mund të gjesh fjalët e duhura për t’i motivuar dhuratat që jep dhe ato që merr…

Dhurata më e fundit që keni bërë çfarë është dhe ajo që keni marrë?

Eltoni është shumë i kujdesshëm për të bërë dhurata, më bën dhurata shumë të bukura dhe me shumë dashuri po ashtu edhe unë, ne mundohemi t’i gjejmë njëri tjetrit shkaqe për t’i dhuruar njëri tjetrit dhurata.

Dhurata më e fundit që keni bërë çfarë është dhe ajo që keni marrë?

Jam shumë e shoqërueshme megjithëse jam vajzë e vetme i kam dashur shumë njerzit, shoqërinë. Më pëlqen të kem shoqet e mia. Kam disa mikesha që i kam që në fëmijëri, për mua ato janë shumë të shtrenjta dhe kanë një vend shumë të rëndësishëm në jetën time. Tashti shoqëria ime është shtuar me shoqërinë e Eltonit kemi një shoqëri të përbërë nga njerëz shumë të mirë,familjarë të lumtur, të arrirë nga ana intelektuale.

Jeni e dashuruar?

Besoj se nga intervista ime e kuptuat shumë qartë se jam e dashuruar dhe e lumtur. Jam shumë elumtur nga zgjedhjet që kam bërë. E dua shumë familjen time dhe jam gati të sakrifikojë për njerëzit e mi. Jam e lumtur me familjen që e kam krijuar vetë. Është shumë e rëndësishme të bësh në jetë zgjedhjet e duhura. Eltoni është njeriu që më kupton po ashtu edhe unë jam e aftë
që ta kuptojë. Jam e lumtur që më qëndron pranë në të gjitha situatat. Ndjehem e sigurtë dhe mbi të gjitha e lumtur dhe miq të mirë.

I takon miqtë e vjetër?

Miqtë e vjetër mbeten shumë të shtrenjtë për mua.

Preferoni më shumë një film apo pub?

Tani në dimër pereferoj më shumë një film në një ambjent të këndshëm dhe të ngrohtë, para një gote me caj me mjaltë por edhe me një kafe të mirë, më e mira në botë sepse përgatitet gjithmonë vetëm nga Eltoni. Para televizorit në shtëpinë time të ëndrrave që tani e kam bërë realitet.

Zakonisht para se të fl ini lexoni apo dëgjoni muzikë?

Dëgjoj muzikë por nganjëherë edhe lexoj. Kur shkoj jashtë shtetit gjithëmonë blej libra nëpër libraritë e mëdha ato janë, jo vetëm libra bibliografi k por edhe romane dhe sidomos partitura dhe CD në të famshmën librari për artistët “Casa Ricordi”.


Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

11/2
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)