Ndryshimi befasues i ekonomistes, humbi 20 kg për 3 muaj dhe është kthyer në shembull frymëzimi për shumë vajza të reja

Problemet me peshën janë një ndër problemet  më të shpehta që po hasin shumë njerëz kohët e fundit. Mënyrat që zgjedhin për të humbur peshën janë nga më të ndryshmet dhe shpesh nuk kanë efektet që dëshirojnë. Në këtë proces ka shumë faktorë që ndikojnë. Kështu ka nisur edhe historia e Amanda Ballabanit, e cila pasi ka vuajtur nga mbipesha për një kohë të gjatë dhe pasi kishte provuar shumë dieta drastike asgjë s’po funksiononte. Por pasi ndryshoi stilin e saj të jetesës ajo humbi 20 kg për 3 muaj, duke u kthyer në një shembull frymëzimi për shumë vajza të tjera:

“Kam humbur 21 kilogramë për 3 muaj. Të gjtihëve I shkon mednja për këto dietat drastike por nuk është e tillë sepse rrugëtimi im ka nisur shumë vite më parë, para 10 vitesh pikërisht me këto dietat drastike dhe asnjëherë nuk ka qenë rezultat pozitiv. Duke qenë se të gjtihë janë të prirur drejt një dobësimi sa më afatshkurtër dhe të dobsohen  sa më shpejt nga ana tjetër në turp ndodhen shumë ushqime që ai I ka të nevojshme dhe unë kam qenë një ndër personat që kam provuar të gjitha dietat e mundshme dhe asnjëherë rezultati ska qenë pozitiv” tha ajo.

Ndërsa shpjegoi se dietat nuk janë aspak efektive theksoi se dy dietat që kanë ndikuar më keq tek ajo janë Keto dhe Dukan:

“Dietat që asnjeherë nuk do i sygjeroja dietat Keto dhe Dukan, të paktën dietën Keto unë nuk e sygjeroj absolutisht fare. Patjetër ka pasoja në shëndet, deformimin e kockave dhe po ashtu trupi I njeriut ka nevojë për të gjitha ushqimet, qoftë për brumrat, qoftë për ëmbëlsirat, mjafton të zgjedhim sasinë e duhur për ta konsumuar atë” tha ajo.

Ajo tregoi për të gjithë procesin dhe stilin e jetës që e ka ndihmuar në ndryshimin drastic në fizikun e saj:

''Vendosmëria dhe vullneti është kryesore, por duke qenë se unë nuk kam pasur informacionet e duhura qoftë për ushqimet e shëndetshme, qoftë se si duhet ti konsumoj apo edhe për aktivitetin fizik është trajneri im që më ka udhëzuar në cdo proces. Njeriu niset nga eksperiencat e veta personale mendoj, në momentin që eksperienca ime nuk kishte rezultuar si duhet mendova q ëtë kthejsa ushqimin si stil të jetesës, pra zgjodhja që konsumoj cdo lloj ushqimi në sasinë e duhur dhe në përgatitjen e duhur. Po ashtu dhe aktiviteti fizik unë kam zgjedhur të ushtrojë crossfit“ përfundoi ajo.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen