DURRES- Prokuroria e Durrësit konsideron në kundërshtim me ligjin vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për të ndryshuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për drejton e burgut të Rogozhinës, Ferdinand Doksani. Sipas organit të Akuzës, vendimi i gjyqtares Shpëtime Pitaku i datës 17.11.2014, është në kundërshtim të plotë me ligjin, si edhe me praktikën e Gjykatës së Lartë.
“Gjyqtarja ka ndryshuar masën e sigurisë për personin e dyshuar, duke u mjaftuar vetëm në një kartelë mjekësore të lëshuar nga mjekët e ambienteve të paraburgimit, në të cilën thuhet se pacienti ka probleme me tensionin dhe psikologjike. Kjo kartelë është e vlerësuar e mjaftueshme nga gjyqtarja për të ndryshuar masën, duke mos respektuar ligjin dhe praktikën e Gjykatës së Lartë, e cila përcakton se për ndryshimin e masës për shkaqe mjekësore, duhen marrë parasysh disa kritere;
-Së pari, ekzaminimi mjekësor duhet t’i nënshtrohet një ekspertimi mjeko-ligjor (në rastin konkret nuk është bërë asnjë procedurë e tillë).
- Së dyti, ekspertët mjeko-ligjore duhet të thërriten në një seancë të veçantë, në të cilën të sqarojnë problemet shëndetësore që kanë pacientët që gjenden në kushtet e paraburgimit (një seancë e tillë nuk është realizuar, pasi nuk ka asnjë ekspertizë mjeko-ligjore)
- Së treti, pasi të përcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore se pacienti në paraburgim ka probleme shëndetësore, duhet vlerësuar nëse sëmundja/et e pacientit mund të trajtohen në ambientet e posaçme të paraburgimit/burgut (spitali i burgut). (në rastin konkret, as nuk është përcaktuar nga ekspertizë mjeko-ligjore nëse pacienti është sëmurë dhe për më tepër, nuk është bërë asnjë analizë nëse ambientet spitalore të burgut i kanë mundësi për të trajtuar shqetësimet shëndetësore të pacientit apo jo.)”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Sipas organit të akuzës, ky vendim është tërësisht i pabazuar edhe në aspektin ligjor, pasi kërkesa për zëvendësimin e masës është marrë në shqyrtim nga ana e Gjykatës së rrethit gjyqësor vetëm tre ditë pasi Gjykata e Apelit kishte nisur shqyrtimin, bazuar në ankimin e palës mbrojtëse për ndryshimin e masës “arrest me burg”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Lejet e të burgosurve, Doksani: Jam i pafajshëm, i japin persona të tjerë